Në stadium duhet të kesh gjithmonë kujdes nga topi (VIDEOT)

16 Tetor 2012, 12:36Sport TEMA

Të jesh në stadium do të thotë që gjithmonë duhet të mbash sytë tek topi. Jo vetëm sepse mund të humbasësh diçka nga loja, por edhe sepse topi mund të vijë në drejtimin tënd.

Kështu i ka ndodhur një reporteri televiziv amerikan, Ian Rapoport, që po raportonte për një ndeshje të futbollit amerikan në stadiumin Reliant në Houston.

Edhe pse e goditi topi, ai si një profesionist i mirë e mori me të qeshur dhe reagoi në kohë.

Ndërkohë në videon e dytë shikoni se si një fans i regbisë, goditet në kokë nga një top, ndërsa po sillte birrat. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes mes Harlequins dhe Saracens në Londër.

http://youtu.be/7peDlOKtXv4

http://youtu.be/he2cF8q3I-Y

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje