Blatterin e "prek shumë" çështja e Kosovës

16 Tetor 2012, 10:48Sport TEMA

Kreu i shtëpisë botërore të futbollit FIFA, Sepp Blatter, të dielën mbrëma, ishte i ftuar në televizionin zviceran RTS për të folur për shumë çështje lidhur me futbollin. Njëra prej shumë pyetjeve që i është bërë atij ka pasur të bënte me futbollin e Kosovës.

“Përfaqësuesja e Kosovës është një çështje që më ka prekur shumë. Do të vendosim në muajin dhjetor se a do të luajë Kosova ndeshje miqësore apo jo. Tani për tani, shteti i Kosovës nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara, që është njëri prej kushteve për pranim në FIFA. Besoj se te kjo çështje duhet pasur pak më shumë zemërgjerësi”, ka thënë Blatter, shkruan Koha.

Me propozim të vetë presidentit Blatter, Kosovës iu dha leja që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Vendimi u mor më 22 maj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në Budapest të Hungarisë. Por, pas reagimit të Serbisë dhe UEFA-s, vendimi u “ngri” derisa të plotësohet me modalitete që do të kënaqnin të gjitha palët. Këto modalitete ishte paraparë të zbuloheshin në fund të shtatorit, por u shtynë për datën 14 dhjetor me arsyetimin se “është në të mirë të Kosovës”.

1 komente në “Blatterin e “prek shumë” çështja e Kosovës”

  1. Leo says:

    Mafioz muti, ne fakt ndan te njejten kombesi me dy mafiozet e tjere: Dick Marty & Eugen Wollfarth. Tre funderrina anti-shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje