Kasano: Kam refuzuar 3 herë Juventusin

16 Tetor 2012, 10:40Sport TEMA

Antonio Kasano ka zbuluar se në të kaluarën ka patur vazhdimisht oferta nga skuadra e Juventusit, por ka qenë zgjedhja e tij për të hedhur poshtë tre herë kërkesën e bardhezinjve për t’u transferuar te ata. Sulmuesi i Interit ka shpjeguar edhe arsyen pse nuk ka kaluar te bardhezinjtë, por ka shkuar menjëherë te zikaltërit.

“Juventusin e kam refuzuar tre herë. Nuk kam pranuar, pasi atje kërkojnë ushtarë, njerëz që shohin vetëm para. Zgjodha Interin pasi jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj skuadre për të cilën bëj tifo që i vogël. Duhet të falënderoj Stramaçionin që më desh këtu dhe shpresoj që ai të mos ketë bërë budallallëkun më të madh të jetës së tij”.

Më pas, ai ka folur edhe për mungesën e radhës në listën e futbollistëve të kombëtares italiane, i lënë jashtë nga trajneri Çezare Prandeli edhe pse po kalon një formë të shkëlqyer.

“Nuk e kuptoj ende pse nuk jam i grumbulluar. Më irriton pak fakti se gazetarët e dinin 5 ditë para meje se nuk do të grumbullohesha në kombëtare. Shpresoj që të shkoj në Botëror, por edhe nëse nuk do të jem atje, jam i përgatitur që ta humb një aktivitet të tillë për herën e tretë, u mësova tashmë”, tha lojtari që në këto javë të para të kampionatit ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë dy pasime për gol.

Në fund të intervistës së tij, Kasano ka shprehur përsëri admirimin që ka për Lionel Mesin. “Ai është futbollisti më i mirë në botë, dhjetë shkallë mbi gjithë të tjerët. Prej 5 vitesh luan në një nivel shumë të lartë dhe ka shënuar më shumë se 200 gola”.

2 komente në “Kasano: Kam refuzuar 3 herë Juventusin”

  1. altin007 says:

    O kassano
    po me mire qe svajte te juventusi ore.
    se po te kishe vajtur ti sdo kishin fituar dot kampionatin vitin e kaluar.
    ti je nje lojtar koti dhe as ne kombetare se meriton nje vend.
    e pame sivjet ne evropian se si ngaterroheshe me kembet e tua.

  2. daja says:

    Po mire mor kasano per JUVEN nuk pranove po Milani cfare te beri qe e merre per goje si plakat e keqija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje