Ujkani e Dallku rrezikojnë vendin në Kombëtare

15 Tetor 2012, 10:45Sport TEMA

Portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi i djathtë, Armend Dallku, rrezikojnë të humbin vendet e tyre në përbërjen bazë të kombëtares së Shqipërisë. Kështu kanë bërë të ditur të dielën burime nga FSHF-ja për mediuat tiranase. Paraqitja e Ujkanit e Dallkut në ndeshjen kundër Islandës është vlerësuar se nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe për këtë arsye dy kosovarët pritet të mbesin në stol të martën për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Shqipëria të premten në ndeshjen e tretë eliminatore për botërorin “Brazili 2014” humbi në Tiranë nga Islanda me shifrat 1:2. U vlerësua se Shqipëria luajti më mirë, ndërsa Islanda golat i shënoi nga ato pak raste të krijuara. Për dy golat e pësuar faji kryesor i është vënë portierit Ujkani. Për të është shkruar se edhe në ndeshjet e kaluara ka treguar pasiguri

8 komente në “Ujkani e Dallku rrezikojnë vendin në Kombëtare”

  1. Obergruppenfuhrer says:

    Ujkani jo vetem qe duhet larguar nga skuadra por ai duhet ekzekutuar se eshte palle trapi. Ben loje qe benim ne dikur tek lagjia!

    1. Zef Shtjefni says:

      Qe te dy jane kot fare.
      Dallku na ndeshkoi ne Zvicer te penalltia, Ujkani me Islanden dhe here te tjeter.
      Duhet thirr Berisha ne komtare ta ndrojn emrin ma par ?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html

      1. raimondi says:

        Mos harrojne te heqin nga kombetare edhe De Biazin

        Urgjentisht te largohet ai se loz baste kunder ekipit tone

  2. Latif Dreqi says:

    tek goli i pare kishte faj, mund te bente me shume, ndersa tek i dyti gjuajtja ishte perfekte, skishte asnje shans..
    Pastaj mbrojtja jone eshte amatore..ngaterrohen me kembet e tyre. Cana ne mbrojtje me duket i pasigurte!

    1. Sali=Geddaf says:

      Edhe tek goli i dyte ishte faj i Ujkanit, sepse goli u be ne krahun e portjerit e jo ne krahun e barrikades, mos te flasim per golin e pare, portjer si balerin, dreqi ta haj nuk je vetem per numer ne porte, 2 gjuajtje ben kundershtaret 2 gola pesuam!! Pa llogaritur gabimet e tjera qe ka bere ne 5-6 ndeshjet e fundit.
      Edhe dallku shume dobet po luan, gjithashtu dhe Cana nuk eshte per qender mbrojtes, nuk eshte pozicioni i tij natyral.

  3. I.Troplini says:

    Pas demtimit te rende te sezonit te kaluar, Ujkani nuk ka gjetur me formen e tij te zakonshme. Pasigurija qe e shoqeron pas atij demtimi, e ben te pamundur qendrimin e tij ne formacion. Ndoshta do iu duhet psikologeve ti afrojne ndihme profesionale per te gjetur tek vetvetja.
    Dallku nuk ka pasur asnje demtim te rende por luan sikur ta kishte perplasur maunja.Te kesh Dallkun ne radhet e mbrojtjes, do te thote te pergatitesh per gafen e radhes. Bashke me te, le te shkoje edhe Bulku. 3 ndeshjet e fundit kane treguar me se miri se mesfusha jone nuk egziston. Sulmuesit tane jane per te ardhur keq. Iu duhet ta marrin topin ne mesfushe dhe ta provojne fatin me gjuajtje nga 30 metra ose ti luten Zotit per nje goditje denimi, qe mund te sillte nje krosim ne zonen kundershtare.Me nje loje te tille,,,,nuk mund te pretendosh te arrish majat e grupit.

  4. edi says:

    shyqyr o zot qe e kuptuan qe ujkani dhe dallku nuk bejne per kombetaren…

  5. koci says:

    ky Dallku eshte dallkauk fare, nuk ka sensin e lojes se futbollit, sillet so pordha neper breke ne fushe.
    Ndersa ky Ujkani, si portier lagjeje. Duhen nderruar te dy sa me pare, dhe te rifreskohet kjo kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje