Hodgson: Runi, kapiteni i të ardhmes

14 Tetor 2012, 15:26Sport TEMA

Roi Hodgson ka mbështetur kandidaturën e Uejn Runit për t’u bërë kapiteni i kësaj kombëtareje në të ardhmen, pas paraqitjes së tij të parë me shiritin në krah në ndeshjen kundër San Marinos.

Në këtë ndeshje, Runi arriti kuotën e 31 golave, duke qenë tashmë i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares angleze, por qetësia e tij në fushë bëri më shumë përshtypje se aftësia para porte. Ai mbajti shiritin e kapitenit pasi në këtë sfidë mungonin si Stiven Xherard, ashtu edhe Frenk Lampard, ndërsa Anglia fitoi me rezultatin 5-0.

“A mund të jetë Runi kapiteni i të ardhmes? Po! Ai ishte zëvendës-kapiteni im në Evropian, të paktën që nga momenti kur mundi të luante përsëri. Frank Lampard është kthyer dhe ai mund të drejtojë ekipin. Por unë kam patur gjithmonë në mendje që Runi do të ishte zëvendës-kapiteni. Ai është krenar për një gjë të tillë dhe e dëshiron shumë këtë rol”, shpjegoi trajneri i Anglisë.

Runi do t’i kthejë kapitenit Xherard shiritin për ndeshjen e të martës ndaj Polonisë, por nuk ka fshehur dëshirën për të vazhduar të jetë kapiten i ekipit.

“Kur je një futbollist i ri, dëshiron të luash për Anglinë dhe në momentin kur ti vesh fanellën e kombëtares, hapi i ardhshëm është të bëhesh kapiten i kombëtares”, tregoi sulmuesi. Megjithatë, mediat angleze kanë shprehur dyshime për temperamentin e sulmuesit i cili në 77 ndeshjet e tij me kombëtaren ka marrë 10 kartona të verdhë dhe 2 të kuq./lajmeshqip

2 komente në “Hodgson: Runi, kapiteni i të ardhmes”

  1. BigBen says:

    TAMAM PER KAPITEN :p
    KY ESHTE AI QE E KAPEN SE SHKOI ME ATE INORENEN???
    NDERSA TERRY DENOHET PER NJE FJALE PER RACIZEM!!!
    http://fashionguests.blogspot.com

    1. VB says:

      Drejt e ke o BigBen
      Ky eshte akuzuar per mardhenie seksuale me te mitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje