Viroza, lojtari i Islandës shtrohet në spital

12 Tetor 2012, 10:41Sport TEMA

Përfaqësuesja e Islandës ka pësuar një goditje mjaft të rëndë natën para ndeshjes me kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve të saj më të mirë, mesfushorit Helgi Danielson. Ky i fundit është shtruar me urgjencë në një nga spitalet private të Tiranës pas simptomave akute të një viroze.

Gjatë pasdites së djeshme ai nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur nauzea, duke alarmuar stafin e skuadrës nordike. Këta të fundit kanë vendosur të çojnë lojtarin në spital për ekzaminime, pas të cilave është zbuluar se ai ka simptomat e një viroze që po qarkullon aktualisht në Shqipëri.

Lojtari ka qëndruar i shtruar në spital nën kontrollin e mjekëve, i shoqëruar nga anëtarët e stafit mjekësor të Islandës., ndërsa pritet që sot të kthehet pranë kombëtares së tij. Por vështirë se mesfushori 31 vjeçar që luan me AIK Stokholm do të zbresë në fushën e lojës për sfidën e orës 19:00.

Kjo është një goditje e rëndë por skuadrën e Islandës dhe një lajm i mirë për kuqezinjtë e De Biasit, pasi futbollisti në fjalë është një nga pikat kyçe të mesfushës së ekipit dhe ishte planifikuar të luante titullar ndaj Shqipërisë./lajmeshqip

2 komente në “Viroza, lojtari i Islandës shtrohet në spital”

  1. raimondi says:

    Zoti qenka me ne __Tani cuna kujdes ne fushe

    Hajde fitore vetem mundesisht ..3;0 per Shqiperine,

  2. I.Troplini says:

    Ky nuk eshte nje “lajm i mire” per kuqezinjte.!!!! Shtrimi ne spital i nje lojtari kundershtar, nuk mund te jete lajm i mire per askend. Shqiptaret nuk jane kanibale dhe shpellare, ndonese kur lexon disa “artikuj” si ky i sotmi, mund te kesh nje pershtypje tjeter.
    Sherim sa me te shpejte lojtarit islandez dhe fitore kuqezinjve.!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje