Atletiko: Falkao kushton 60 milion euro

10 Tetor 2012, 11:29Sport TEMA

Menaxheri i përgjithshëm i Atletiko Madrid, Miguel Angel Gil Marin, ka pranuar se shitja në verë e Radamel Falkaos do të ishte në të mirë të klubit që ai drejton.

Aktualisht madrilenët po përjetojnë një krizë financiare, të cilës i janë shtuar edhe rrogat e larta si ajo e Falkaos, duke detyruar Marin të pranojë se është e vështirë të mbijetohet me yllin kolumbian në skuadër.

“60 milion euro për shitjen e Falkao do të zgjidhnin të gjithë problemet e Atletiko”, pranoi ai në një intervistë për radio “COPE”. “Por mund të them me siguri se ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit. Jo vetëm ai, por të gjithë ata lojtarë që trajneri dëshiron të mbajë në ekip”, konfirmoi Marin, duke bërë të qartë se kjo temë ishte diskutuar gjerësisht edhe me trajnerin Simeone.

“Ne do të luftojmë për të bërë një mrekulli, gjë të cilën po e bëjmë që tani duke patur parasysh se çfarë kemi në dispozicion. Në Evropë ka 50 klube me të ardhura më të mëdha se ne. Nëse do të shitnim Falkaon për 60 milion euro, kjo shifër do të mbulonte të gjitha detyrimet tona”, shtoi drejtuesi i skuadrës që aktualisht ndan vendin e parë në renditje me Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Megjithëse flitet se Real Madrid është interesuar për lojtarin, Marin është i sigurt se edhe kushërinjtë do ta kishin të vështirë të siguronin kolumbianin.

“Nëse Atletiko nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve apo nuk arrin të përmbushë kërkesat e tij financiare, atëherë mendoj se edhe Real Madrid nuk mund të përballojë blerjen e Falkaos. Ne duhet të bëjmë gjëra të pamundura dhe të ndërmarrim rreziqe në mënyrë që tifozët të kenë skuadrën që dëshirojnë. Por është e vështirë ta mbash në nivele të larta”.

3 komente në “Atletiko: Falkao kushton 60 milion euro”

  1. Agimi Bojqiell says:

    Ky shitet me te gjithe ekipin apo me gjithe familjen?!!
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. BREGU I DASHIT says:

    NA CATE BY…….N ME KETE FALKAON . AI ESHTE NJE ,,I ZAKONSHEM DHE ASGJE ME SHUME .DO JEMI KETU DHE DO T’A SHOHIM. ESHTE THJESHT NJE FLAKE KASHTE.

  3. Leo says:

    Do te benin nje idiotllek te papare, Radamel Falkao eshte ne nivelin e Lionel Mesit dhe nuk vlen me pak se 200 milione Euro! Çdo shifer me e ulet se kjo, do te ishte gomarlliku me i madh, sidomod duke marre parasysh se Çelsi i çifutit rus dhe Mançester Siti i xhapziut katariot, jane te dyja klube te krimbura me para!
    Ta kishte nje skuader angleze nje tiger si Falkao, nuk ta jepte per me pak se 200 milione!
    Falkao bashke me Mesin, jane sulmuesit me te mire te Botes aktualisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje