Tifozët e River Pleit shpalosën një baner 7.8 kilometra të gjatë duke pretenduar që të hyjnë në librin e rekordeve “Guinness” me iniciativën e tyre për flamurin më të gjatë të një klubi futbolli.
Flamuri me ngjyrat tipike të skuadrës, të bardhë dhe të kuqe, që është saktësisht 7829.74 metra i gjatë, u shoqërua nga mijëra tifozë që e shpalosën nga ambientet e klubit, deri në stadiumin “Monumental” ku skuadra luan ndeshjet e saj.
Koha e shpalosjes së këtij flamuri gjigand përkoi me sukseset e fundit të skuadrës që është përmirësuar ndjeshëm duke shënuar 9 gola në dy ndeshjet e fundit pa pësuar asnjë.
Organizatorët deklaruan se më shumë se 50 mijë vetë morën pjesë në procesionin përgjatë bulevardit Alkorta që zgjati për rreth 3 orë. Tifozët më pas hynë në stadiumin “Monumental” dhe ndoqën një ndeshje mes rezervave të ekipit dhe skuadrës U-20 që aktualisht është kampione e Amerikës së Jugut.
Fitorja e të dielës ishte e para në shtëpi për skuadrën që nga ngjitja nga kategoria e dytë në fillimin e sezonit, ku kishte rënë pas një menaxhimi të dobët që iu bë klubit në vitet e fundit. Skuadra gjendet aktualisht në mesin e tabelës së klasifikimit me 15 pikë pas 10 ndeshjes./lajmeshqip
Idiotizma te femijve e gabeleve te River Pleit.