Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl Heinz Rumenige, u ka treguar klubeve të Serisë A recetën e suksesit të klubeve të Bundesligës. Sipas tij, mungesa e infrastrukturës ka sjellë largimin e lojtarëve kryesorë nga skuadrat italiane për të siguruar të ardhura për mbijetesën në periudhën e krizës financiare.
Shembulli konkret është largimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva nga radhët e Milanit në fillimin këtij sezoni.
“Futbolli italian është në telashe, por jam i sigurt se do të arrijnë ta menaxhojnë disi krizën. Stadiumet gjermane janë gjithmonë të mbushura pasi në implementojmë një politikë sociale, duke i mbajtur çmimet e biletave të ndeshjeve të pranueshme për të varfrit, çmime që janë edhe 7 euro në disa ndeshje të Bajern Mynih”, tregoi drejtuesi i bavarezëve.
“Suksesi i stadiumit “Allianz Arena” bën të qartë se bashkitë në Itali duhet të kuptojnë rëndësinë e stadiumeve moderne për futbollin publik. Ndonëse kam lexuar se skuadrat e Milanos janë kritikuar ashpër, mendoj se ata janë në rrugën e duhur për balancimin e rrogave dhe për t’u dhënë lojtarëve të rinj një shans më shumë”.
Gjatë javës së fundit, Juventusi nuk arriti të mbushte stadiumin e ri në debutimin në Ligën e Kampioneve për shkak të problemeve me tifozët që protestonin për çmimet e larta të biletave. Ndërkohë, shumë bileta ishin në shitje deri dje për ndeshjen derbi Milan-Inter, kur më parë për ndeshje të tilla nuk ekzistonin bileta në treg shumë javë para zhvillimit të tyre.
Mbijetesen financiare Ibrahimovici ? Keta qe kane ik u shkepen tu pallu modele e marim miliona, mbijetese financiare thote Kalle. Me zhgenjeve ketu.
Kam nje fare respekti per RUMENIGEN . LOJTARET e kombetares GJERMANE NE TE GJITHA KOHERAT KANE QENE BURRERORE dhe LUFTARAKE NE FUSHEN E LOJES . RUMENIGE ka qene nje lojtar i zakoneshem ne ekipin e pancerave ,por qe kurre nuk u rrit ne nivele te larta apo shume te larta si disa KORIFEJ TE GJERMANISE. MEGJITHATE NUK JAM DAKORD ME DEKLARATAT E TIJ SEPSE FUTBOLLI GJERMAN PER KLUBE KA QENE ( POR DHE SOT qe ITALIA eshte ne KRIZE) eshte me poshte taktikisht se futbolli ITALIAN . RUMENIGE NUK arrin qe te kuptoje nje gje qe ne ITALI futbolli eshte PARA ,PUNE ,eshte INDUSTRI GJIGANTE ,eshte GJITHCKA .Por PARAJA thote POPULLI e “CON UJIN ne MAJEN e MALIT”. SOT NE TE GJITHE BOTEN BILE DHE NE AFRIKE NUK BEHET me fjale per klube qe te perfaqesojne me QYTETIN apo KRAHINEN X apo y por behet fjale per mall ,SHIT-BLERJE DHE FITIME dhe asgje me teper. Kete me duket nuk arrin qe t’a kuptoje RUMENIG-ja.