Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, ka bërë të ditur se shënimi i 3 golave në ndeshjen kundër Real Madrid të dielën do të bënte realitet një prej ëndrrave që kishte patur gjithmonë. 32 vjeçari ka fituar shumë trofe si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren, por ai nuk ka shënuar asnjëherë 3 gola në të njëjtën ndeshje.
“A më ka mbetur gjë pa arritur në karrierë? Të shënoj 3 gola në një ndeshje, do të isha shumë i lumtur të shënoja tre gola kundër Realit”, u shpreh mesfushori i katalanasve.
“Aktualisht nuk po mendojmë nëse fitorja do të përkeqësojë situatën te skuadra e Realit. Ne përqendrohemi te fitorja, që do të ishte shumë e mirë për moralin te ne”, tha Ksavi.
Përveç “El Clasico” të fundjavës, Ksavi po pret me padurim edhe diçka tjetër, rinovimin me Barcelonën që pritet të mbërrijë shumë shpejt, duke i dhënë mundësinë që të mbyllë karrierën me skuadrën katalanase.
“Jam te klubi më i mirë në botë, kuptohet që do të doja të mbyllja këtu karrierën. Menaxherët e mi janë në bisedime me klubin për rinovimin dhe nuk besoj se do të ketë probleme”.
Respekt per Ksavin,nje nder mesfushoret me te mire qe jane ne qarkullim,keep going!!!mos i ler endrrat te shqetesojne vetem gjate nates,mundohu ti kthesh ne realitet,ndoshta nuk ke zgjedh destinacionin e duhur,per ti kthyer ne realitet…