Humbja me BATE Borisov në Ligën e Kampioneve ka sjellë mjaft kritika ndaj Bajern Mynih, ky ka spikatur padyshim sulmi që i ka bërë yjeve të kësaj skuadre ish-futbollisti holandez Rud Gulit. Ai ka kritikuar dyshen e mesfushorëve bavarezë, Roben-Riberi, duke thënë se ata nuk renditeshin mes elitës së futbollit evropian.
“Pavarësisht humbjes me BATE, Bajern Mynih është një skuadër e mirë. Ata nuk kanë yje por kanë një ekip të bashkuar mirë. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë yje, ata janë një kalibër tjetër nga ai i Arjen Roben dhe Frank Riberi”, u shpreh holandezi duke treguar nënvlerësim ndaj dy lojtarëve të Bajern.
Më pas, Gulit ka saktësuar se ajo që ka prishur shanset e Roben për t’u bërë një lojtar i madh kanë qenë dëmtimet e tij të vazhdueshme.
“Ai mbetet lojtari më i mirë që ka Holanda. Por sa herë që ke nevojë për të, diçka ndodh, trupi i tij sjell gjithmonë surpriza negative, ai dëmtohet shumë shpesh”, deklaroi Gulit në intervistën e dhënë për “Bild”.
RIBERI eshte i pazevendesueshem. Edhe me Batew Borisov ishte me i miri. Kurse Roben eshte shume tekanjoz, si fizik e si karakter.
Gullit, si lojtar te heq kapelen, si opinionist zere se jemi rrote me rrote bashke ?
Bajerni per ta vene Roben me shpatulla per muri dhe per ti then se ka edhe stol, bleu Xherdan Shaqirin.
Vereni vath ne vesh kete qe po ju them .Kur nje ekip katandiset te bleje nje futbollist shqiptar apo me origjine shqiptare,eshte i destinuar te deshtoje,dmth kthehet automatikisht ne nje ekip mesatar apo i vogel dhe nuk ka asnje propabilitet te fitoje ndonje kompeticion evropian.
Mire e ke por duhet te dish se Bajern i Mynihut, sipas UEFA, ka deri tani financat me te stabilizuar, ku njohin vetem rritje, kjo qe them eshte zyrtare, seshte nga vetja ime.
Horri
Mire venin e pare e morem vesh.Po ke harru me na thone venin e dyte.
pershnetje
Skenderbeu
pse kshu specialisti futbollit?shqipnia ka nxjere futbolliste te kalibrit,boteror,,,llustra qe luajti me juventusin, sabah bizi,loro borici,panajot pano,sulejman demollari,vasillaq zeri,cim muca,etj etj etj,,,,,Vath ne vesh,eshte qe ne nuk bejme perpara,se ka zhulsa si ty,..E ke vath kete
Shqiperia me te vertete ka specialiste futbolli, por aq e vertete eshte qe ka edhe zhulsa futbolli……! Kuj t’i djege le ta mbaje
Ti paf dady ke evolucion mendor te pa zhvilluar nqs i ke seriozisht ato qe thua,ndersa ti loqe e ke mendjen ashtu si emrin,keto qe them nuk i them te ul shqiptaret,ne jemi per mundje dhe ngritje peshe nuk kemi pas dhe nuk kemi ne tradite futbollin,tjeter patriotizmi dhe tjeter futbolli.ka shkolla braziljane argjentinase hollandeze franceze gjermane angleze,ruse serbe sllave spanjolle italjane etj etj futbolli, por asnjehere seshte degjuar shkolle shqiptare futbolli sepse nuk ka,po nejse keto jane mesime te veshtira qe ti kuptoni ju,nuk po zgjat le te shohim sot ne europa lig nja 2 ekipe qe kane ndonje shqiptar si do dalin.
palle
Ndoshta gaboj, por Roben dhe Riberi, me menyren se si luajne ne fushe, jane perfaqsuesit me tipik te 50 viteve qe jane lene pas. Si eshte e mundur sot ne kete futboll kaq kolektiv, te kerkosh te zgjidhesh gjithcka vete ashtu sic veprojne keta dy lojtar te denje pertu cuar ne muze?