Kristiano Ronaldo ka qenë tejet i lumtur me paraqitjen e Real Madrid, por edhe atë personale në sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Ajaks. Futbollisti portugez shënoi për herë të parë në karrierën e tij 3 gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, ndërsa ka çuar në 42 numrin e golave të shënuar në këtë turne, duke barazuar Del Pieron në vendin e 7-të në renditjen e të gjitha kohëve.
“Jam shumë i lumtur sepse fituam dhe luajtëm mirë. Për mua, të shënoja 3 gola ishte mjaft e rëndësishme. Por duhet të them se kemi luajtur një ndeshje të kompletuar dhe ishte shumë e rëndësishme pasi fituam më shumë besim për takimin kundër Barcelonës. Është shumë e rëndësishme të marrësh topin në shtëpi (i dhurohet lojtarëve që shënojnë 3 gola në një ndeshje), por gjëja më e rëndësishme është skuadra pasi pa atë unë nuk do të isha në gjendje të shënoja këto tre gola”, tha futbollistit portugez.
“Do të jetë një ndeshje e komplikuar në “Kamp Nou”, por kemi besim se do të marrim një rezultat të mirë. Barcelona ka mjaft alternativa të mira dhe një skuadër të kompletuar. Prandaj them se do të jetë një takim i komplikuar, pa shumë diferenca në fushë”, u shpreh futbollisti që në këtë sezon ka shënuar 12 gola, ndër të cilët 6 në katër ditët e fundit.
O flokxhel, Barcelona nuk eshte Ajaksi, e keni provu me dhjetra here dhe prap bishtin perpjet.
Mbaje koken ul, po fitove te lumte dhe kaq.
PASHE SEKUENCA NGA AJAX-REAL .ISHTE HERA E PARE QE RONALD-a nuk FESTOI SI I CMENDUR ,POR TEK EL-CLASICCO NDAHET SHAPI NGA SHEQERI SE KUSH E MER TITULLIN SE OSE DO TE JENE + 11 PIKE PER BARCELONEN ose + 5 pike ne rast humbje . REALI ESHTE I AVANTAZHUAR SEPSE ZOTI E DEMTOI PRAPE PYJOLIN QE SE BASHKU ME PIQUE NUK DO TE JENE DHE TE MOS HARROJME SE ATA JANE 2 PIKAT ME TE FORTA NE MBROJTJE . ESHTE NJE LLOJ SIKUR TEK REALI TE MOS LUAJNE MAJMUNI PEPE DHE SERGIO RAMOS ,ATEHERE DHE EKIPI QE ESHTE NE FUND TE LA -LIGAS U SHENON GOL. DJE REWALI TE PAKTEN 2 GOLAT E FUNDIT I BERI ME LEHTESI TE MADHE PAS 2 “HUQEVE ” TE MBROJTJES KATASTROFIKE TE AJAXIT TE CILIT VEC EMRIT SI KA NGALUR ME ASGJE QE NGA 1975!!!??
TOTILA SHKON NE LUFT;po ti e mban veten per specialist keshtu???ti vetem je nje antiportugez e asgje me shum dhe mos mendo se mendimi yte eshte dhe e verteta(apo te genjen mendje)ne cdo rast vetem ty shikoj te komentosh per ronaldon e maurinion,garant je dhe simpatizant i edi rames…..
dmth me pak fjal sipas teje reali me ronaldon e tjer seshte ekip i mir?!e per ti dal se keqes para thua qe barca ka mungesa e te kesh arsye te komentoosh pas humbjes,apo e harove ndeshjen e super kupes si e kaloj CR7 shakirin sikur te ishte lojtar i gramshit…