Arsenali, leksione shpejtësie nga rekordmeni olimpik

3 Tetor 2012, 12:38Sport TEMA

Majkëll Xhonson do të jetë këshilltari i ri i Arsen Venger te Arsenali. Ish-sprinteri i famshëm amerikan, do të asistojë “topçinjtë” me programet  e tij stërvitore për të përmirësuar shpejtësinë e lojtarëve të skuadrës londineze.

Venger ka zbuluar se ky bashkëpunim me Xhonson ka kohë që ka filluar, pasi është mësuar se ish-atleti ka një palestër stërvitore në Dallas dhe është marrë më përpara me disa nga yjet e rinj të skuadrës.

“Shkolla e tij është fantastike”, tha Venger që ka dërguar në SHBA gjatë verës mbrojtësin Ignasi Mikuel me shpresën që skuadra e ekspertëve e mbledhur nga Xhonson ta ndihmojë që të rritë shpejtësinë.

Të gjithë kishin mbetur të çuditur nga prania e Majkëll Xhonson në stërvitjen e djeshme, por më pas u mësua se bashkëpunimi mes Arsenalit dhe amerikanit kishte kohë që kishte filluar dhe ai thjesht tani kishte ardhur në Angli për të parë nga afër se si shkojnë gjërat dhe çfarë ndihme tjetër i duhet skuadrës së Venger.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, kjo vizitë ka qenë me ftesën e trajnerit francez, i cili është inatosur me shumë prej lojtarëve gjatë humbjes me Çelsin, sidomos për faktin se ata nuk dukeshin të shpejtë mjaftueshëm por të ndjekur nga pas lojtarë si Mata, Oskar e Hazard./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje