Futbollisti palestinez refuzon Barcelonën

2 Tetor 2012, 13:02Sport TEMA

Futbollisti palestinez Mahmud Al Sarsak, ish-i burgosur i Izraelit, i liruar në qershor pas tre muajsh në grevë urie, bëri të ditur se ka refuzuar ftesën e Barcelonës për të qenë i ftuar nderi në takimin e kësaj fundjavë kundër Real Madrid.

Në një konferencë për shtyp të organizuar në Gaza, Al Sarsak tha se nuk do të merrte pjesë në ndeshje në shenjë proteste ndaj pranisë së ish-ushtarakut izraelit Guilad Shalit, edhe ai ish-i burgosur për 5 vite në duart e rebelëve palestinezë.

“Ftesa për të parë ndeshjen erdhi pas presionit që bënë tifozët e Barcelonës ndaj klubit pasi mësuan se Shalit ishte ftuar nga drejtuesit për të parë ndeshjen”, tha lojtari i përfaqësues palestineze të futbollit. “Nuk mund të barazohen viktimat me pushtuesit”.

Barcelona bëri të ditur se nuk kishte bërë ftesa as për Shalit as për Sarsak me iniciativën e saj, por kishte pranuar kërkesat e organizatave të ndryshme që ata të ishin në stadium për këtë sfidë.

Al Sarsak u arrestua nga Izraeli në vitin 2009, ndërsa po udhëtonte për t’iu bashkuar skuadrës të Balata në Cisjordani, e cila kishte nënshkruar kontratë me të. Pas tre vitesh në burg, 25 vjeçari mbajti 92 ditë grevë urie para se të lirohej nga autoritetet izraelite.

“Ka një ndryshim shumë të madh mes arrestimit të një ushtari që mban uniformë brenda një tanku, ka armë dhe vret njerëz të pambrojtur, me një futbollist që po shkon të luajë në Cisjordani. Barcelona, ky klub i famshëm futbolli spanjoll, tregon gatishmëri para një ushtari që ka marrë pjesë në vrasjen e të pafajshëmve në Palestinë. Klubi injoron ndjenjat e miliona ndjekësve që ka në territorin e Palestinës dhe në botën arabe”, tha ai.

7 komente në “Futbollisti palestinez refuzon Barcelonën”

  1. HORRI bulevardit says:

    Batalli madh, shko gjuj me gur cifutet.

    1. dhaskal Todri says:

      ore jeni ne vehte? ca po thoni? te celules se turkofagut jeni ju qe komentoni ketu? ky boti eshte treguar burre dhe njeri me karakter te forte e dinjitet, ky veprim eshte teper domethenes por ju jeni bukeshkale dhe te cveshur prej cilesive njerezore…

  2. lipja says:

    nuk do e ze gjumi mesin

  3. Idel Astro says:

    Jepini çezarit cfare i takon.ç fare e ngaterojne futbollin me politike, vetem sa e bejne pis.Aq me teper nje klub si Barça

  4. koqevary says:

    jo po te shkoj te anetaresohet me ekipin zvicran dhe te luaj e te shenoj gola kundra vendit te vet……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje