Fama e një trajneri ironik nuk i ka sjellë vetëm të mira Zhoze Murinjos, i cili ka pranuar se një gjë e tillë ka dëmtuar shumë rëndë jetën e tij private. Në një intervistë për CNN, trajneri ka bërë të ditur se djali i tij 12 vjeçar është gjendur shumë shpesh nën breshërinë e fyerjeve të tifozëve kundërshtarë.
“Nëse do të ishte e mundur të fikja dritat dhe të bëhesha një person normal në fund të ndeshjeve, do ta bëja menjëherë, pasi urrej jetën time sociale. Nuk urrej të jem një baba normal që shkon të shohë në cepin e fushës djalin e tij të luajë. Por urrej njerëzit që në mes të një ndeshje fëmijësh vijnë të më kërkojnë autograf, të bëjnë foto apo të më fyejnë. Sikur të mos mjaftojë kjo, shkojnë pas portës ku është djali im dhe e shajnë… ai është vetëm 12 vjeç. Ky është një abuzim i papranueshëm”.
“Do të më pëlqente të ecja në rrugë me familjen time si një person normal,. Por nuk mundem, kjo është arsyeja pse jeta në jetën time personale jam një person krejtësisht ndryshe”, tha portugezi.
Në fund, ai ka theksuar për të disatën herë se pas Realit do të kthehet në Angli, ndërsa mendon se nuk do të shkojë te Mançester Junajtid, pasi shpreson që të ndeshet përsëri si kundërshtar me trajnerin që respekton më shumë, Aleks Ferguson.
“Unë te Mançester Junajtid? Jo, shpresoj që kur të kthehem në Angli, atje të jetë ende duke drejtuar Aleks Ferguson. Kam ende katër vite kontratë me Realin, por është e sigurt që do të kthehem në Angli”, deklaroi portugezi./lajmeshqip
Ky njeri i vogel dhe meskin,nuk don ta kuptoj se shkaku i ketyre lloj sjelljeve te te tjereve kundrejt tij, eshte vete ai.