Fitorja e parë sezonale në shtëpi, përballë Fiorentinës, ka entuziazmuar trajnerin e Interit, Andrea Stramaçioni, i cili nuk është fshehur, duke deklaruar hapur se skuadra e tij meritonte të ishte mes pretendentëve.
“Kjo ishte ndeshja e parë që luajtëm si skuadër e madhe në këtë sezon. Kemi luajtur me mentalitetin dhe agresivitetin e duhur. Jemi një skuadër që nuk humb identitetin, por as nuk ul rrezikshmërinë e saj kur bëhet fjala për të ruajtur portën”.
“Mua më kanë përzgjedhur pasi presidenti ka parë punën time në fushë. Tani nuk dëgjoj dhe lexoj çfarë shkruhet për mua, por shoh një skuadër që rritet çdo ditë dhe kjo është ajo që më intereson. Edhe nëse ndeshja do të përfundonte në barazim, nuk do të më interesonin zërat për mua”, tha trajneri Interit.
Ndërkohë, mbrojtësi brazilian Huan Hesus, i kthyer në një nga pikat fikse të prapavijës së zikaltërve, është mjaft i lumtur për fitoren dhe ka shprehur besimin se ky ekip mund të luftojë për titullin kampion në Itali.
“Na mungonte një fitore në shtëpi. Dua të fitoj me këtë skuadër dhe kam besim se jemi ne gjendje të luftojmë për titull. Për mua Milani është një skuadër e madhe, por unë dua të jap gjithçka për Interin, që do ta falënderoj gjithmonë që më solli këtu”, tha lojtari, një nga zbulimet më interesante të këtij fillim sezoni në Serinë A.
He more ju te temes se late nam duke nxjerre interin sikur ca po ben
si nuk e futet nje here juven plus qe fitoi dhe me romen 4-1. apo jeni interista. pastaj nxirrni foton dhe te ketij lul bashes ketu. na i shpifet
Juven duhet ta nxjerri gazeta 55 apo RD, se atyre ju shkon pershtat, Gazeta Tema nuk eshte gazete qe mbrone hajdutet ?
Hahahaha. E bukur kjo!
palle totale,,,,,,,,,,,si rron xhanem?
Po ca thua o burr i dheut se po le nam. Hera e pare qe e nxjerrin me nje drite pozitive. Vec Barca, Juve, Milan nxirret ketu. Edhe prap ankoheni. Mani persekutimi. He se e fitoni dhe kete vit kampionatin se ju kane bere shume hile keto 5 vitet e fundit, te shkretet ju.
Mos jeni gje Interista ju qe botoni lajme te tilla para se te jeni me Tiraranen, Partizanin, Vllaznine, Flamurtarin, Skenderbeun, Besen, Beselidhjen, Teuten, Dinamon, Apollonine, Luftetarin apo plot te tjera. E dime se niveli i kampionatit tone eshte si mos me keq dhe shume te rinj ndjekin kampionatin italian, por injorimi i lajmeve nga futbolli shqiptar na ben te dukemi si krahine italiane!!!
Jo po te japin lajme per kuksin per kastriotin per lacin,kamzen se ato luajne ne kategorin superiore.Sa per juven lani gojen para se te flisni.