Rosell ironizon me Ronaldon: Mesi i feston golat, jo si në klubet e tjera

29 Shtator 2012, 11:17Sport TEMA

Sandro Rosell ka besim të plotë të lidhja që ekziston mes Barcelonës dhe Lionel Mesit dhe mendon se pikërisht kjo ndjenjë është ajo që do të bëjë që argjentinasi të mos largohet asnjëherë nga katalanasit. Sipas presidentit të Barcelonës, Mesi nuk mund të krahasohet kurrsesi me lojtarë të tjerë, duke ironizuar me deklaratat e trishtimit të Kristiano Ronaldos.

“Këtu ai asnjëherë nuk do të harrojë të festojë një gol. Ai është i Barcelonës dhe e mban këtë klub në zemër. Ai e dashuron klubin dhe qytetin, dhe kjo do të thotë të jesh pjesë e Barcelonës. Gjëra të tilla ndodhin në klube të tjera, jo te Barça”, siguroi ai në një intervistë për ESPN.

Por edhe ai pranoi se argjentinasi nuk ishte i vetëm te Barcelona dhe sukseset vinin edhe për shkak të një skuadre që ka shumë yje të tjerë. “Pa Ksavin dhe Iniestan, Mesi nuk do të bënte kaq shumë gola”, tha Rosell.

Numri i 1 i katalanasve më pas theksoi se pavarësisht distancës së ndjeshme të krijuar me Real Madrid, asgjë nuk kishte përfunduar dhe për titullin kampion kishte shumë punë.

“Situata aktuale nuk është reale. Kemi luajtur vetëm pak ndeshje dhe kampionati do të jetë i gjatë. Nuk mund të themi asgjë për Real Madrid deri në prill apo maj. Do të shohim ndeshje pas ndeshje se si shkon situata”./lajmeshqip

4 komente në “Rosell ironizon me Ronaldon: Mesi i feston golat, jo si në klubet e tjera”

  1. HORRI bulevardit says:

    Kam pare magjine e Maradones, lojtar i madh, po shof magjine e Mesit, lojtar i madh dhe akoma me i madh si njeri.
    Per kete them me bindjen time se Mesi eshte lojtari i shekullit, ky njeri te ben ta duash me zorr, i gezohet golit si nje femi, duron edhe fyerjet e pakta, si nje zoteri, te jep pershtypjen se ate qe ndjen ai e ndjen cdo njeri qe futbolli dhe loja e Mesit e ka magjepsur.
    Sa here qe flitet per Mesin, kam deshire te komentoj se me shlodh, kur jap nje mendim per nje lojtar te madh.
    Uroj qe te dali nje shqiptar me nje klas te tille, do te na nderonte Shqiperine dhe shqiptaret.

  2. Prizrenasi says:

    Mesi…”Bethoven” i futbollit boteror.

  3. EdiRuci says:

    Messi eshte Mesia i futbollit. Ne Angli qarkullon nje “joke”:
    Ronaldo ka thene se Zoti e ka derguar ate ne toke per t’u mesuar njerzve futbollin…Kur e pyeten Messin si e komenton kete deklarate, tha:”Ai ja fut kot…une nuk kam derguar njeri..”

  4. kacaku says:

    PIKASO i futbollit i pa arritshen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje