Manovra e re financiare në Francë ka sjellë kaos në botën e futbollit, pasi ajo do të godasë ndjeshëm yjet e kampionatit të këtij vendi. Aplikimi i një takse 75% por të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 1 milion euro në vit, do të bëjë që shumë prej futbollistëve më të njohur, kryesisht ata të PSZH, Lion apo Marsejë, të paguajnë shuma marramendëse duke i hequr nga rroga e tyre aktuale.
Rasti më konkret është ai i Zlatan Ibrahimoviç, i cili me legjislacionin e ri francez, rrezikon të paguajë 10 milion euro taksë në vit për rrogën e tij, duke ulur fitimet në mënyrë të ndjeshme.
Por me sa duket, suedezi ka qenë i përgatitur për një situatë të tillë, pasi menaxheri i tij, Mino Raiola, ka vendosur një klauzolë në kontratën me parisienët, ku për çdo ndryshim të sistemit të taksave në Francë, do të jetë klubi që do të mbulojë shpenzimet ekstra dhe jo lojtari.
Megjithatë, nuk janë të shumtë ata lojtarë që e kanë menduar këtë eventualitet dhe futbolli në Francë rrezikon të kalojë në kaos, pasi shumë lojtarë të njohur mund të vendosin të ndryshojnë ambient duke parë që fitimet e tyre përgjysmohen me këtë taksë të re.
Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë në Francë është shprehur menjëherë kundër këtij vendimi, duke e cilësuar shkatërrimtar për futbollin në vend. “Taksa e re do të ndikojë te shumë lojtarë të kampionatit por nuk llogaritet fakti që ata kanë një karrierë shumë të shkurtër në profesionin e tyre. Ndërsa klubet, që nuk do të mund të rritin buxhetet, do ta shohin veten pa mundësinë për të afruar talente të reja. Futbolli profesionist francez, me 25 mijë të punësuarit e tij, do të vuajë pasoja shumë negative”, shkruhet në deklaratën e lëshuar menjëherë nga Unioni i futbollistëve.
Per pak vite keta te famshem me kater klase shkolle behen milionere , por ata qe studiojne shkencetaret marrin paga modeste , pa llogaritur qe duhen 41 vjet e gjysem pune per pension si te gjithe shoqeria ,ironia e jetes sot mbivleresohet kemba e jo koka .Ligji aktual i taksave eshte 60%dhe po behet 75% nuk eshte qameti se duhet menduar dhe per te varferit , behet fjale per ne France jo per atdheun tone njerk .
i ke rene pikes me keto qe the ?
Cili emer gladiatori mbahet mend ne histori…!!! Ndersa Arkimedi, Pitagora….& co kane hyre te gjithe ne histori se i sherbyen njerzimit per dhjetra, qindra breza mbrapa. Nje gladiator (futbollist) vlen vetem per te argetuar per dy ore njeriun, me pas harrohet.
Ibraimoviç me shoke jane thjesht gladiatore te koheve moderne dhe vlera e tyre ne shoqeri si dhe kontributi i tyre jane fare i paperfillshem.
Qe marrin miliona ky eshte nje turp i madh dhe tregon qarte se sa i gabuar eshte sistemi aktual qe vete njeriu ka ndertuar.
Per ne shqiptaret mendon Banda “Ali Sala me 400 Hajdute”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Keta “Gladiatore” dhe keta te “pashkolle”, zonja dhe zoterinj, para se te jene bere te famshem, kane shpenzuar kohen, endrren, paret dhe jeten duke u stervit dhe luajtur, ne nje ambjent ku konkurrenca eshte tmerresisht e madhe. Po ti marresh gjerat kaq bardhezi sa i shikoni ju, me mire eshte te luash futboll si gladiator se te besh anal-istin dhe komentatorin mbas kompjuterit. believe me. Emocionet gezimin ankthin qe keta gladitatiore ju falin miliona njerezve ne kete glob, duhet te paguhen.
Ib,
Gezimi qe u falin miliona njerezve nuk eshte me i domosdoshem se qymyri qe nxjerrin minatoret pa te cilin miliona apo miliarde njerez ne bote mund te vdisnin nga i ftohti dimrit…
As sakrifica e nje gladiatori qe luan top nuk mund te krahasohet me sakrificen e minatorit qe rezikon jeten çdo dite galerive nentoksore.
Per rrogat ju le vête te nxirrni konkluzionet.