Dy ndeshjet e ardhshme eliminatore të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, do të luhen në Tiranë.
Ndeshja e parë zhvillohet më datë 12 tetor kundër Islandës, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet vetëm 4 ditë më vonë, më 16 tetor kundër Sllovenisë.
Të dy ndeshjet pritet të luhen nën dritën e prozhektorëve të stadiumit “Qemal Stafa” dhe pritet të ketë dyndje tifozësh.
Asporti ka mësuar edhe çmimet e biletave për këto dy ndeshje, që nuk dallojnë nga ato të ndeshjes së fundit kundër Qipros:
Tribunat Kryesore A dhe B: 3500 lekë (25 Euro) dhe 5000 lekë(35.8 euro);
Tribuna D2: 1000 lekë (7.2 euro)
Tribunat D1 dhe D3: 700 lekë (5 Euro);
Tribunat C dhe E: 200 lekë (1.43 Euro)
KETO CMIME DO BEJN QE STADIUMI TE JETE PLOT DHE SIGURISHT ATMOSFERA E KRIJUAR DO I JAP KRAHE LOJTAREVE TANE !
1 EURO duhet te jete bileta!
Ne po shesim token shqiptare 1 EURO!!!!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html
Tribuna kryesore, qe kane cmime 25 dhe 38 euro, duhet te jene 150 dhe 200 euro, kujtoj se atje shkojne te gjithe Vip-at e vetdeklaruar, qe ne lokalet luksoze, pijne vere deri ne 3000 euro shishen, qe vetem bakshishin qe lejne neper lokalet e tyre te preferuara, mund te shkoje edhe 1000 euro.
Per pjesen tjeter cmimet jane shume te arsyeshme.