Hierro: Reali e ka në gen fitoren

26 Shtator 2012, 10:59Sport TEMA

Ish- mbrojtësi legjendar madrilène, Fernando Hierro, thotë se edhe pse Real Madridi nuk ka shijuar një fillim të mbarë të sezonit, ata zotërojnë “genin fitues” për t’u kthyer nga fatkeqësia.

“Los Blancos” rreshtohen në vendin e shtatë pas pesë ndeshjesh në La Liga, tetë pikë prapa liderit të ligës, Barcelonës, por kanë rikuperuar besimin dhe formën në javët e fundit pas fitores 3-2 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe fitores 2-0 ndaj Rayo Vallecanos.

Me “El Clasicon” që është vetëm dy javë larg, ish-lojtari i Real Madrid është i bindur se djemtë e Jose Mourinhos do të arrijnë të përmirësohen për t’u rikthyer në garën për titull.

“Pa dyshim, tetë pikë do të jetë një hapësirë e vështirë për t’u mbuluar, por një gjë është e sigurt – Real Madridi ka një gen fituesi”, ka thënë Hierro.

3 komente në “Hierro: Reali e ka në gen fitoren”

  1. TOTILA says:

    ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER KETE LEGJENDE ,DO TE THEM SE HIERRO KA TE DREJTE SE CDO GJE NE LUFTEN PER TITULL DO T’A VENDOS PERBALLJA DIREKTE .PAMVARESISHT se BARCELONES NUK I LUAJNE 2 CENTER BACK -et e demtuar ,perseri BARCELONA e fiton EL -CLASCON ME NJE GOL DIFERENCE. TITO VILANOVA NUK ESHTE INTELIGJENT SI GUARDIOLA por AI ESHTE ME PRAKTIK DHE I KA INJEKTUAR BARCELONES “EGERSINE ” E MUNGUAR . KETE E KEMI PARE NE KETO JAVE TE FILLIMIT SI DHE NE SUPER-KUPEN DHE NE PERBALLJEN E PARE TE KUPES SE KAMPIONEVE .

    1. leka says:

      Ke te drejte:Guardiola,ne fund i fali kupen Realit,ne rolin e nje servili pa personalitet kundrejt tij dhe grindavecit te vogel Mourinjo,qe shkaktoi ne anen tjeter, nje efekt disfatist tek lojtaret e barcelones.

  2. dritani says:

    Ky e paska harruar qe para 10 vjetesh e perzune si legen nga Reali pas 15 vjet sherbim ne ate klub.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje