Xhon Terri braktis kombëtaren e Anglisë

24 Shtator 2012, 09:51Sport TEMA

Xhon Terri ka braktisur kombëtaren angleze të futbollit vetëm një ditë para se ai të dëgjohej në një seancë të organizuar nga Federata Angleze rreth çështjes së abuzimit racor ndaj Anton Ferdinand.

Terri e mori vendimin pasi është i bindur se Federata Angleze është e vendosur ta shpallë fajtor për shkelje, ndonëse seanca dëgjimore kundër tij nuk është zhvilluar ende.

“Unë ndjej se Federata Angleze, duke vazhduar hetimet kundër meje për çështje në të cilat unë jam shpallur i pafajshëm në gjyq civil, ka bërë pozicionin tim brenda ekipit kombëtar të papërshtatshëm”, tha Terri në një deklaratë për shtyp të lëshuar gjatë orëve të vona të së dielës.

“Përfaqësimi i vendit tim dhe drejtimi si kapiten ishte ajo që ëndërroja si fëmijë dhe ka qenë një nder shumë i madh. Kam dhënë gjithmonë maksimumin dhe më thyen zemrën të marr këtë vendim. I uroj trajnerit Hodgson dhe skuadrës çdo sukses në të ardhmen”.

Mbrojtësi i Çelsit është i bindur se ka marrë vendimin e fundit, sidomos pasi ka vënë re se FA nuk po respekton as statutet e saj, të cilat sqarojnë se vendimi i gjyqit civil duhet të cilësohet final. Pasi mësoi përfundimisht se seanca dëgjimore ndaj tij do të zhvillohej sot, ai vendosi t’i jepte lamtumirën Anglisë, pas 78 ndeshjesh me fanellën e “tre luanëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje