Vilanova zgjedh kinemanë para Realit

23 Shtator 2012, 14:29Sport TEMA

Pozita e favorshme në klasifikim me pikë maksimale pas 5 ndeshjeve të luajtura në kampionat, ka bërë që Tito Vilanova të deklarojë se që tani nuk i intereson të dijë se çfarë do të bëjë Real Madrid.

Skuadra e Zhoze Murinjos është rivali kryesor i katalanasve në luftën për titull dhe para ndeshjes së të dielës ndaj Rajo Vajekano, është 11 pikë pas në renditje në krahasim me Barçën.

“Ajo ndeshje nuk varet nga ne. Ndaj nesër (sot) mendoj se do të shkoj në kinema”, ishte batuta e trajnerit të katalanasve duke ironizuar me frazat që Zhoze Murinjo deklaronte shpesh gjatë sezonit të kaluar kur Reali fitonte dhe kryesonte i shkëputur nga Barcelona.

“Ajo që ishte e rëndësishme për ne, ishte të siguronim 15 pikë nga 15 të mundshme. Nuk ndjej asnjë trysni dhe as detyrime. E dija që në fillim se çfarë kërkohej nga unë dhe mendova ta pranoj këtë sfidë. Megjithëse ndeshja këtë radhë ishte e vështirë, çelsi i saj ishte të shënonim një gol që e dinim që do të haptë kundërshtarët”.

“Kemi gjuajtur 20 herë në portë me raste të pastra për të shënuar. Në vazhdimësi të kampionatit mendoj se do të kemi probleme,  por po të shohim të kaluarën, do të kuptojmë se zakonisht shtatori ka qenë një muaj i vështirë për ne”, tha ai duke iu referuar ndryshimit të tendencës për skuadrën e tij.

3 komente në “Vilanova zgjedh kinemanë para Realit”

  1. Vjosa says:

    Ky po ky, pordha modhe! pfff

    1. Klajdi says:

      O Vjosa, ke inat ti? Vetem pordhet e murinjos duroni ju, madje i merrni ere me kenaqesi…

      1. Uarda says:

        Sa vjec je o Klajdi? Nisur nga ekipi qe simpatizon, ose je adoleshent ose je tip me preferenca te paqendrueshme dhe me komplexe inferioriteti n.l.m. parametrat fizike trupore…
        Edhe penisin duhet ta kesh te vogel dhe ngordhalaq…si Mesi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje