Atleti 55 vjeç që turpëron djemtë e rinj

21 Shtator 2012, 10:47Sport TEMA

Moshatarët e tij ka 20 vite që garojnë me të vjetrit. Por, vetë atij nuk i shkon në mend kjo. Ai vazhdon të konkurrojë me të rinjtë, me ata që janë në “kulmin e karrierës” dhe për më shumë, t’i turpërojë ata.

Atleti Sejdi Blakaj është 55 vjeç, por në fundjavën që shkoi ai u shpall kampion i Kosovës për në hedhje të diskut. Kjo ishte hera e 33-të rresht që doli kampion i kësaj disipline.

Disku i tij fluturoi për rreth 40 metra, saktësisht 39.35 metra dhe kjo mjaftoi që të çojë dhe një medalje në shtëpi, për t’ua bashkuar qindra të tjerave që për 33 vite karrierë i ka fituar. Pas tij, në hedhje të diskut u renditën Besnik Rrustemi i Trepçës me 37.80 dhe Nexhat Shabani, po ashtu i Trepçës me 36.03 m.

“Ishte konkurrencë e fortë, nuk e mbaj mend të ishte e tillë ndonjëherë”, tha Blakaj për Kohën.

4 komente në “Atleti 55 vjeç që turpëron djemtë e rinj”

  1. Toni says:

    Rekordet boterore te vendosura si per meshkujt dhe femrat ne kete disipline sportive jane mbi 75 m.

  2. labi-vl says:

    Toni ahhahahhahah.
    Po rekord kosove mer lal .cna ngatron me gjera te medha hahahahhaha.
    Ne shqiperi as se luajn diskun na vendi ..jo per gje po sduan me thy rekord.hahhahahahhahaha

    1. Eri says:

      Nuk kane rendesi numrat e rekordit, por fakti qe ne Shqiperi dhe ne Kosove interesi per sportin ka shkuar ne kufijte minimal. Shkollat sportive nuk ekzistojne me, ndersa kur femijet shkojne ne kohen e cjapit motak, 18 vjec, mund te konkurojne dhe fitojne me para’ te drejten per te vazhduar studimet ne Institutin e Sporteve e te marrin ndonje diplome, se mbase behen mesues fizkulture ne provincen nga vijne.
      Lexoja nje lajm gjate kohes se Olimpiades qe Australia kishte investuar rreth 340 Milion Dollare te taksapaguesve australiane per t’u krijuar kushtet sportisteve te vete te pregatiteshin per Olimpiade dhe shprehnin pakenaqesine e tyre per vetem 7-8 medaljet e arta qe kishin marre.
      Derisa ne Shqiperi nuk ka nje strategji te qarte per sportin te shoqeruar me investime, ne do qeshim me shifra te tilla rekordesh.
      Gjithesesi i uroj jete e shendet Sejdiut dhe per hir te dashurise qe ka per kete sport te heqi dore e te merret me stervitjen e ndonje femije ose nip te vetin e ta bej kampion te vertete kombetar dhe boteror.

  3. aleksandri i madh says:

    Shume leber me gjysem opinge mundohen te ironizojne rekordin e ketij zotrise 55 vjecar. Idiotizmi nuk ka brire. artikullin e kane shkruajtur per pasionin e tij jo per rekordin boteror qe ka thyer. respekt per pasionin dhe punen e tij te lavderueshme.
    Eri!
    Ke te drejte kur thua qe pasionin e tij duhet qe ta transmetoj tek te rinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje