Iker Kazijas ka treguar për të disatën herë se jo vetëm është një portier i jashtëzakonshëm, por edhe një person mjaft i veçantë. Gardiani i Real Madrid nuk ka festuar golat e skuadrës së tij kundër Mançester Sitit, në shenjë nderimi ndaj një fëmije polak i cili ishte ndarë nga jeta pak orë më parë në spital.
Në momentet e golit të Kristiano Ronaldos, me të gjithë “Santiago Bernabeun” në festë, televizioni spanjoll shfaqi një pamje që ishte në kontratst të dukshëm me atmosferën: Kazijas që qëndronte pa lëvizur me duart në ije. Shumëkush mendoi për një polemikë të mundshme të portierit dhe pakënaqësi të tij, por më pas u zbulua e vërteta.
Pak orë para ndeshjes, Kazijas kishte mësuar për ndarjen nga jeta të një fëmije polak, 14 vjeçarit David Zapisek, me të cilin ishte njohur gjatë qëndrimit në Poloni për Euro 2012.
David, që vuante nga një atrofi muskulore në shtyllën kurrizore, kishte patur gjithmonë ëndërr të takonte Kazijas dhe ia kishte arritur qëllimit të njihej me idhullin e tij gjatë kësaj vere, duke vazhduar të mbante kontakte me kapitenin e Spanjës edhe pas përfundimit të Euro 2012.
Por pak orë para fillimit të ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit, Kazijas mësoi për ngjarjen tragjike dhe shprehu menjëherë ngushëllimet e tij për familjen e David. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen. Prehu në paqe miku im”, ishin fjalët e Kazijas në adresën e Facebook, për të treguar emocionet e tij rreth kësaj ngjarje edhe në fushën e lojës, duke mos festuar golat e skuadrës së tij.
Njerez si Iker Kasjas jane sportiste te medhenj,por mbi te gjitha jane njerez te medhenj.A do kemi shansi qe nje sportist i yni te beje te tilla gjera?
Iker Kasijas eshte vertet ashtu siç shkruhet me lart. Sportin nuk e ndan nga humanizmi. Eshte rasti ketu te kujtoj edhe gjestin e larte te Ronaldos (Braziljanit) qe menjehere mbas luftes ne Kosove, shkoi ne kete vend, e njohu nga afer dhe dhuroi nje shume jo te vogel dollaresh.
Kuptohet, raste te kesaj ntyre ka edhe ne Shqiperi, por qe shtypi, çuditerisht, nuk eshte marre me keto.
Une e kam theksuar dhe me perpara se IKER KASIJAS eshte i vetmi person NJEREZOR tek REALI momentalisht ,SERIOZ ,I VENDOSUR DHE I PJEKUR QE MBAN EKUILIBRAT DHE I KUNDERVIHET ME TE GJITHE FUQINE E MENDJES DHE TE SHPIRTIT qofte PSIKOPATIT MURINJO , rrugacit SERGIO RAMOS , skuthit XABI ALONSO ,PA LERE PASTAJ SHTAZEVE TE TJERE SI MAJMUNIT PEPE APO ATIJ KAMIKAZIT KAENTARO APO KU DI UNE SI QUHET. Tamam zotni dhe me kembe ne toke ,i cili shikon shume me larg se hunda e disa palacove te tjere . Jam simpatizant i lojes se BARCELONES dhe i lojtareve te saj ,por nuk e di pse KASIJAS me ngjit me shume nga te tjert qofshin keta dhe te BARCELONES . RRezaton fisnikeri ,e cila tek te tjeret mungon fare ose gjendet me pikatore . Ja nje shembull qe duhet ndjekur ,por kur nuk e ke ne A.D.N. kurre nuk mund t’a shprehesh.
kurse sala do te conte kete mesazh ne f.b.
“jam shum i lumtun dhe i gzuem qe mora vesht i pari lajmin e vdekjes se fmijes….”
Ne ndryshim nga Kasijas,ti Totila do kesh pasur nje femijeri shume te veshtire,perderisa shan dhe ofendon njerez qe i ke pare vetem nga ekrani i TV,dhe nuk i ke takuar asnjehere ato,urrejtja jote per Realin ti erreson syte,dhe fillon te baltosesh kedo qe ben pjese ne ate ekip
Me ngjason me plakushin Sali qe thyen nofulla,dhe ben fytyra me te zeza se kepuca,shifi kundershtaret si njerez qe luajne futboll,mos i shiko si armiqte e tu o njeri i zotit…
Me ne fune Reali paska nje njeri per tu admiruar…Respekte Kazijas….!