Murinjo: Kështu luhet, duke vrapuar si kafshë

19 Shtator 2012, 11:28Sport TEMA

Zhoze Murinjo nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për fitoren spektakolare të Real Madrid përballë Mançester Sitit me rezultatin 3-2 falë golave në minutat e fundit të Benzema dhe Kristiano Ronaldo. Tekniku portugez ka lavdëruar skuadrën e tij që këtë radhë, në krahasim me ndeshjet e të kaluarës, dha shpirtin në fushën e lojës.

“Jam krenar për ekipin tim, pavarësisht rezultatit përfundimtar. Kisha ndjenjën se gjerat nuk shkonin në drejtimin e duhur dhe sot mund të kishim humbur, por duke vrapuar si kafshë, jo ashtu siç humbëm përballë Getafes apo Seviljes. Është e rëndësishme që lojtarët të dinë se kur duan, munden”.

“Në Sevilje kishte lojtarë të cilët nuk rikuperuan një top gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte shumë pak prej tyre që mbërritën të lodhur në fund të takimit. Sot ishte krejt e kundërta. Kemi dominuar dhe Siti as nuk shkoi në portën tonë gjatë të gjithë pjesës së parë. Pësuam dy gola por vazhduam. Unë nuk di asgjë nga historia e Real Madrid, por si trajner kam të drejtën të them se kjo është ajo që kërkon madridizmi. Ishte e vështirë që sot të luanim më mirë. Kemi rikuperuar DNA të vitit të kaluar”, tha ai.

Trajneri portugez thuri elozhe edhe për tifozët, të cilët më në fund mbështetën fuqimisht skuadrën edhe atëherë kur dukej se po shkonte drejt një humbje. Ndërsa edhe vetë ka shpjeguar arsyet e festimit të çmendur, duke mos iu shmangur një tjetër polemike të vogël.

“Publiku e kuptoi motivimin e ekipit dhe ky është Real Madrid i vërtetë. Mund të humbasësh, por duke vrapuar deri në fund. Do të luftojmë për gjithçka, pasi një ekip si Reali nuk mund të mendojë për të fituar diçka duke lënë mënjanë një turne apo një tjetër. Mund të fitojmë gjithçka apo asgjë, por do të synojmë gjithçka përsëri. Festimi im në fund? Gjatë festimit mendoja vetëm titujt e mundshëm të gazetave. Ai është i çmendur, lë fantazistët në stol, Benzema duhej të luante nga fillimi, Koentrao duhej të luante pasi ishte më i freskët. Nuk ishit me fat”, iu drejtua Murinjo gazetarëve të pranishëm.

5 komente në “Murinjo: Kështu luhet, duke vrapuar si kafshë”

  1. Toni says:

    Me teper ishte neglizhenca i mbrojtesave te sitit ne 10 minutat e fundit si dhe paaftesia e trajnerit Mancini sesa aftesia e Realit qe luajti nje loje pa fantazi dhe golat e tyre ishin me teper aftesi e lojtareve qe u ndihmuan edhe nga gabimet e lojtareve te sitit.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      REAL eshte i frikshem, ka shume zgjidhje per sulmin! Nuk ke cfare t’i besh, ata vetem duhen motivuar, ngacmuar!
      Jane ekip spektakolar, jepu hakun!

    2. Tredimensionali says:

      Toni, ja ke “QIT PIKEN”, s’kam qka shtoj me shume… e ke shpjegu shume bukur me pak fjale.

  2. fiku says:

    Trajnieri Mancini eshte totalisht i paafte. Gjate tere ndeshjes krahu u djathte i mbrojtjes ishte jashte loje me nje Maikon patakat dhe shume te ngathtet, edhe ndrrimi qe beri ishte teresisht difektoz se hoqi Malkom dhe futi nje lojtar qe eshte me teper mesfushor shkaterrues dhe ku pikerisht aty ku ishte edhe pika me e dobet e ekipit. Te dy golat i 1 dhe i 3 erdhen pikerisht nga ai krah. Trajnier leshi pune italionesh !!!

  3. hashimi says:

    Ky Mançini para ndeshjes tha se do e fitoj takimin me Realin e per pak e beri po çedo se 15 minutat e fundit Reali tregoj se eshte ai Real qe duhet te jet dhe fitoj prandaj qe nuk flitet para kohe me ekipet e medha .Urime Realit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje