Andrea Stramaçioni ka sulmuar hapur të gjithë ata që mendojnë se Interi aktualisht po luan në mënyrë “provinciale”, duke marrë maksimumin edhe në momentet kur nuk luan në mënyrë të shkëlqyer.
“Nuk shoh asgjë provinciale në sjelljen e Interit, para se të flitet për këtë skuadër duhet të numëroni deri në 10 dhe të lani gojën. Nëse të tjerët fitojnë në këtë mënyrë, gjithçka shkon mirë, nëse e bëjmë ne quhemi provincialë”, ishte sulmi i trajnerit të zikaltërve që ka çuditur të gjithë, pasi Stramaçioni deri tani kishte ruajtur profilin e një trajneri të qetë që shmangte polemikat.
“Kemi qenë të zotë që të qëndronim të përqendruar pas humbjes me Romën, me të gjithë atë që është thënë kundër nesh. Ne mbajmë gojën mbyllur dhe ecim para në rrugën tonë, që për momentin është e duhura. Kjo ishte një ndeshje delikate për ne, kundër një prej skuadrave më në formë të kampionatit, pasi janë të pakta skuadrat që do të sigurojnë rezultate në këtë fushë”.
“Për ne ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, për të mbetur tre pikë larg kreut”, përfundoi trajneri i Interit që konfirmoi në këtë mënyrë se zikaltërit e cilësojnë veten pretendentë për të luftuar për titullin kampion./lajmeshqip
Ja ky viktima. U be dhe ky trajner
Po me ngjan si lul basha. qenka bere luli dhe trjner i interit