Mirko Vuçiniç beson se Juventusi mund të arrijë shumë gjëra gjatë sezonit 2012/13, edhe pse nuk është përforcuar siç ka dashur.
“Qielli është limiti për Juventusin. Mendoj se ne jemi edhe më të fuqishëm se vitin e kaluar, edhe pse nuk kemi nënshkruar me “top” lojtarin të cilin klubi e kërkoi”.
“Mendoj se dy klubet nga Milano, plus Roma dhe Napoli, janë rivalët tanë më të mëdhenj për titullin. Milani dhe Interi janë dy klube me traditë impresive, por kanë edhe ekipe të shkëlqyera”.
“Liga e Kampionëve? Për të fituar gjëra, Juventusi duhet të bëjë sakrifica dhe të punojë fuqishëm. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha nëse përsërisim vitin e kaluar, por duhet të mbetemi të fokusuar”, ka thënë Vuçiniç për La Gazzetta dello Sport.