Spanja, pa humbje prej 19 vjetësh në eleminatore

13 Shtator 2012, 11:31Sport TEMA

Ekipi kombëtar i Spanjës në futboll fitoi me rezultat 1:0 kundër Gjeorgjisë ditën e martë dhe kështu vazhdoi të thyejë rekorde të mahnitshme në kualifikueset për Kupën e Botës.

Në fakt, humbjen e fundit “Furia e Kuqe” në kualifikimet për Kupën e Botës e ka përjetuar në vitin 1993 kundër Danimarkës.

Prej atëherë deri në ndeshjen me Gjeorgjinë, kampionët e Evropës dhe të Botës kanë shënuar 35 fitore dhe dhjetë barazime.

Dueli në Tbilisi, i cili u vendos në minutat e fundit të ndeshjes nga ana e sulmuesit Roberto Soldados, do të mbahet mend edhe për një rekord tjetër: spanjollët përgjatë 90 minutave e kanë pasur topin në zotërim 80 për qind të kohës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje