Reagime në Zvicër rreth gjestit Xhaka

12 Shtator 2012, 19:59Sport TEMA

“Pse Xhaka tërhiqet këtu, ç’u bë këtu? Këtë do duhej ta fuste brenda? Duhet ta shoh edhe njëherë këtë” – kështu e komentoi reporteri Sascha Ruefer nga televizioni publik i Zvicrës shansin e Xhakës për të shënuar kundër Shqipërisë. Pastaj Ruefer nxori këtë përfundim: “Xhaka nuk është i palumtur nëse nuk shënon gol kundër Shqipërisë”. Këtu tingëlloi fort nëntoni akuzues i komentatorit për gjoja mungesë lojaliteti të shqiptarit Xhaka ndaj Zvicrës, me të cilën luante kundër Shqipërisë.

Reagimet pasuan menjëherë. Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Andi Gross shkroi në profilin e tij në Facebook: “Kur Ruefer komenton një lojë, unë e shikoj atë në ndonjë kanal gjerman. Nëse atje s’e transmetojnë Zvicrën, atëherë kaloj në kanalin e Zvicrës franceze: me rëndësi është që unë nuk dua që Ruefer të më pengoj derisa shikoj ndeshjen e futbollit”.

Hakan Yakin, i cili ka luajtur 80-herë për kombëtaren e Zvicrës, tha: “Ky është kulmi. Është skandal absolut. Me këto deklarata Ruefer e fajëson Xhakën se qëllimisht nuk kishte dashur të shënojë gol kundër Shqipërisë”.

Eksperti i futbollit Erich Vogel ka këtë shpjegim pse Xhaka huqi shansin: “Ai [Xhaka] është këmbëmajtë dhe topin e kishte në këmbën e tij të djathtë dhe më të dobët. Për këtë shkak ai mbase ishte i hamendur të gjuajë apo të kombinojë. […] Xhaka rrallë futet në pesëmetërshin para portierit. Ai golat i shënon kryesisht nga distanca. Ai qëllon në të shumtën e rasteve nga hapësira jashtë zonës së rreptësisë”.

Vetë Ruefer ka nënvizuar: “Nëse kam thënë diçka siç nuk është dashur, atëherë shpreh keqardhje për këtë. […] Kurrë nuk do ta fajësoja një lojtar se me kast nuk ka dhënë gol”.

Disa shënime për raportet e medieve zvicerane:

Gazeta bulevardeske “Blick”, e cila mjaft i kishte kontribuuar acarimit të ndjenjave para ndeshjes, e quan Shaqirin: “Knallbaner” – një kombinim i bukur i fjalëve “Knall” [dmth. krismë, plasje] dhe “Albaner” [shqiptar].

“Neue Zürcher Zeitung” sjell një koment, ku theksohet se është e pakuptimtë që nga mediumet dhe nga tifozët të kërkohet nga lojtarët të përbetohen se do të jenë lojalë ndaj këtij apo atij ekipi. “Derisa një gjë e tillë mund të kërkohet nga partneri […], kjo nuk mund të kërkohet nga sportistët dhe shtetet”, shkruan NZZ në komentin me titull: “Lojtari i kombëtares nuk është dashnore”. Mediumet dhe tifozët, vazhdon kjo gazetë, po sillen si dashnore xheloze – gjithnjë duke u frikësuar se të preferuarit e tyre po gjejnë dikë tjetër.

PS. Për fat të keq emri i Gjerdan Shaqirit po shkruhet në shumicën e rasteve GABIM – dmth. Xherdan! Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe gjendet fjala “Gjerdan”, e cila ka këtë kuptim: “GJERDAN m. sh.
1. Varg me gurë të çmuar, me florinj a me rruaza, që e varin gratë në qafë si stoli; gushore. Gjerdan
i florinjtë. Gjerdan gushe. Gjerdan me margaritarë (me xhevahir). Mban gjerdan.
2. Rrip për të mbajtur fishekët, që shtrëngohet pas mesit ose tërthoras pas gjoksit. Gjerdan
fishekësh. Mbush (ngjesh, heq) gjerdanin.
3. Pjesa e një mishi të therur, që kap një këmbë të përparme, gjysmën e kraharorit dhe të qafës
për së gjati.”

Pergatiti Enver Robelli

15 komente në “Reagime në Zvicër rreth gjestit Xhaka”

  1. DHELPRA says:

    Zemra tij ne at rast nuk donte te shenonte.
    O “Veri” qe ke shkruar artikullin,Shaqiri ne rrjetin Facebook e ka te shkruar emrin “Xherdan”.

    1. analist says:

      Le ta shkruaje si te doje,nuk eshte i pari injorant qe nuk di te shkruaj emrin e vet.

    2. raimondi says:

      Ai emrin ashtu e ka Xherdan , se sic duket prinderit ja kane vene emrin sipas dialketit te tyre
      dhe qe ta dish zotrote ai dialekti i tyre eshte gjyha rrenje origjinale e Shqipes

      Sa per golin, natyrisht ai do e bente golin, se nuk do linte nam te mos bente gol ate top qe ja fali mbrojtja jone ne menyre aksidetnale

      Keni lozur ndonjehere futboll ju or kokeqyper??

      KUR LOZ FUTBOLL EDHE VELLANE T EKESH PERPARA nuk pyet por do ti besh gol

      Porse xhesti qe Xherdani beri pas golit tregoi se ai ishte me te vetete cun zotni_-

      Interesant ishte i jati ne stadium>.As qe reagoi fare, Biles ai nuk levizi as nga sedilja as nje milimeter
      I jati e shumezoi me zero golin, pavaresisht se edhe mund te gezohej se ishte gol i bukur dhe nuk kish azgje te keqe

      Nje gje eshte QE, cuna kaq shume patriotik, sa keta djemte e KoSOVES NUK KA JO NE Sheri, por ne gjithe boten

      Edhe ne fund na falen, na shpetuan Nderin, se mund te kishin bere edhe nja dy gola te tjere
      e te na diskretitonin fare, se ne u shqyem fare ne mbrojtje

      Te 5-te cunat tane qe lozin me Zvicren, jane jo vetem super te talentuar,
      por edhe zemer -mire e patriotike

      Krenaria jone jane ata djem .

      Bravo ju qofte prinderve te ketyre djemve qe kane edukuar femije kaq te mire
      dhe me dashuri per Shqiperine e shqiptaret !

      1. Glauku says:

        Nganjèherè Rajmondi dukesh sikur po largohesh,pa pritur e pa kuptuar…por ke njè bosht, njè spirale qè lè tè kuptosh se pas çdo gjiroje je nè ngritje.

  2. fieraku4u says:

    PER MUA KETO JAN TE KOTA…LERENI DJEMTE TE LOZIN SIC DUAN. HUMBJA NE ZVICER NUK ESHTE KATASTROF. NE NDESHJEN E KTHIMIT SKUADRA JON DO FITOJ. PRANDAJ BOLL ME KETO TRADHETARE.

  3. Emocion says:

    Rasti i Gjerdanit nuk perbente pike kulmore,ne ate moment çdo gje kishte marre fund.
    Zvicra ishte fituese,dhe ne se shenoshe gol i 3-te ,kjo sherbente vetem per statistik.Mos shenimi nuk tregon akt tradhetie ndaj skuadres qe perfaqson,komentatori kerkon nje shkak per te fshehur realitetin shqiptar ne skuadren zvicerane.
    Zvicra fitoi nga shqiptaret,duhet te tregohet mirenjohese.

  4. Tredimensionali says:

    E paska denuar Federata Zvicerane Xhaken per golin qe i fali Shqiperise.

    Shuma o 1000 o 1.000.000 Euro??? Sdihet sakte???!!!

    BRAVO SHQIPTAR

  5. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Me shume dashamiresi te gjitheve nga une Agimi, Detroit, Michigan.
    Ndonje link se ku te shohim fragmente te kesaj loje.

    Thank you to everyone.

    Faleminderit secilit.

    Agimi, ?

  6. mikeli says:

    O njerez shijoni futbollin e bukur ,e kenaquni qe kemi djem qe po nderojne emrin e shqiptarit ne shume vende te botes ne te gjitha fushat,dhe mos harroni se jetojme ne nje bote GLOBALE ku te gjithe kane te drejte ta shijojne ne menyren e vet me korrektesen me te madhe per te gjithe . I uroj te gjitheve suksese ne perfaqesueset rrespektive e i pafsha ne majat me te larta te perfaqesimit kombetar e boteror.une u kenaqa me lojen dhe u deshiroj te gjitheve shendet e lumturi.Faleminderit

  7. Talenti says:

    Rrespekt per talentin Xhaka. E them me bindje te plote se eshte patriot I vertete, jo vetem qe nuk shenoi golin e trete por edhe per qendrimet qe mban gjithashtu. Ai se bashku me shoket tjere te ekipit zvicres , asnjehere nuk ka mohur origjinen e tij, madje ndihen shume krenar. Rrespekt edhe per kombetaren zvicerane, ndryshe nga shume shtete tjera qe I lejon te mbajne simbolet shqipetare ne kepuce, qe eshte uniforme zyrtare e tyre. Turp per ato Shqipetare qe Kane Turp te mbajne emrin e tyre te vertete, sic Jane disa futbollist 100% Shqiptar qe Kane nderuar emrat e tyre dhe mohojne origjinen e tyre vetem me vetem qe luajne me kombetaren Greke. ata Jane tradhetare. Edhe dicka tjeter , si ish-futbollist po them nje te vertete: eshte kalvar sakrificash te jesh futbollist I kombetares Shqipetare. Qe ne vitet 80 eshte dashur te kesh “mik” te seleksionehesh me kombetare ( gjithashtu ekipet zinxhir) ose te jepje ndonje shperblim te mire. Ky stil seleksionimi vazhdon edhe sot, ndaj mos I para-gjykoni Ata per zgjedhjen e tyre. Ata Jane talente dhe duan te luajne, duan te fitojne. Shume talente Jane “djegur” vetem per keto arsye. Rrespekt Xhaka, Shaqiri, Berami, Xhemaili, Mehmeti. Jeni ambassador me te mire se Duka me kompani

  8. Luli says:

    Mjafton qe keta kosovaret qe luajne ne ekipe te ndryshme ,ose sporte te ndryshme neper europe,vazhdojne te deklarohen shqiptar dhe vetem shqiptar.Nuk iu perngjajn aspak sportisteve te Shqiperise qe sa ta hane nje vakt buke ne Greqi deklarohen greker.Pse se thoni kete o komentues te mjer.Si duket pak shqiptari ka mbet ne Shqiperi dhe leku eshte ai qe percakton dinitetin dhe perkatesin komtare per shume kend ne Shqiperi.Do vij dita kur Shqiperia vertet do jet e shqiptarve,se tani i vie era serbo-greke.Mos harroni se perkunde te ligave qe ka bere,Enver Hoxha ne historin reale te Shqiperise do ze vend te nderuar karshi pushtetarve pas 1991,qofshin te majt qofshin te djathet

  9. genci,shkup says:

    NUk ka deklaruar Xhaka se nuk donte te shenoje, realisht i kishte rreshqitur topi, kisha nje pyetje pse shqiptaret nuk thone gje per Sotir Ninin i cili mohon origjinen shqipe ( gre 2-0 lituani, kishte shenuar golin e pare dhe asist ne 2) por keta te Zvicrres i fyejme ??!!!!!

  10. Talenti says:

    I nderuar Genci nga Shkupi, nese I referohesh shkrimit tim, une nuk kam thene se Xhaka vete ka deklaruar se nuk donte te shenonte. Ai eshte profesionist dhe nuk ben nje gabim te tille, respekton bluzen te cilen mban veshur, por ne bindjen time te plote ai e toleroi toleroi. Ai nuk deshti te ndeshkonte me teper kombetaren tone.
    Une jam Shqipetar Shqiperiet dhe jam shume dakord.
    Persia I perket rasteve kur shqipetaret mohojne emrin dhe kombin e tyre vetem per nje cope Buke. Ne I demaskojme ato dhe Jane shume. Edhe une po te isha ne vendin e tyre do te kisha luajtur edhe per kombetaren Greke por kurre nuk do mohoja atdheun Tim, gjuhen time, emrin Tim.
    Kosovaret asnjehere nuk Kane bere nje gje te tille dhe hallall ju qofte, Jane shume me teper atdhetar se ne. Luan Shabani 100% Shqipetar u be Leonis Sabanis, Turp Turp Turp

    1. genci,shkup says:

      Pajtohem plotesisht me konstatimin tend, ndoshta rasti i Ninit eshte se frikohet te deklaroj origjinen, por s’paku te kishte thene :”origjina ime eshte shqiptare por une jam rritur ne Greqi, ndihem grek”, ndoshta do te pranohej ne Shqiperi por jo ata i shfrytzon politika ekspansioniste greke duke deklaruar “grek te Shqiperise”, do te turperohesha nqs nje futbollist shqiptar luan per Turqine, Greqine, apo ndonje vend sllav, sa per Zvicrren ata na nderojne

  11. genci,shkup says:

    Pajtohem plotesisht me konstatimin tend, ndoshta rasti i Ninit eshte se frikohet te deklaroj origjinen, por s’paku te kishte thene :”origjina ime eshte shqiptare por une jam rritur ne Greqi, ndihem grek”, ndoshta do te pranohej ne Shqiperi por jo ata i shfrytzon politika ekspansioniste greke duke deklaruar “grek te Shqiperise”, do te turperohesha nqs nje futbollist shqiptar luan per Turqine, Greqine, apo ndonje vend sllav, sa per Zvicrren ata vetem se na nderojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje