Xhaka na fal golin
Mediat zvicerane, më shumë se për rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme mes vendit të tyre dhe Shqipërisë, kanë folur për incidentet e kësaj ndeshje dhe për golin e munguar të Granit Xhakës.
Tabloidi Blick ia dedikon shkrimin kryesor në faqen e saj Granit Xhakës, duke e pyetur se çfarë ndodhi në minutën e 84-të. Ishte një gol krejt i sigurt, por Xhaka humbet topin.
“Supertekniku Xhaka e fal topin. E pashpjegueshme. Tifozët zviceranë në stadium dhe në shtëpi shkulin flokët. Komentatori Sascha Rueger lëshon një psherëtimë i dëshpëruar: Pse e bërë këtë Xhaka? Çfarë ishte kjo? Mjaftonte ta shtyje topin”.
“A mos ndoshta në këtë moment zemra shqiptare e 19 vjeçarit rrahu më fortë, pyesin shikuesit. A deshi ai që të mos lëndojë më shumë tifozët shqiptarë në stadium? Apo ishte thjesht një gabim”, pyet tabloidi.
Pas ndeshjes Xhaka thotë se nuk e mori topin siç duhet. “Për mua nuk është e rëndësishme shënoj apo jo, por rëndësi ka që ekipi të fitojë. Nuk ishte një lojë e lehtë për mua. Për herë të parë në karrierë më kanë fishkëllyer”.
Xhaka thotë se edhe pse e kanë fishkëllyer, e di shumë mirë se shumë shqiptarë janë krenarë për të.
Në fund shkrimi mbyllet me përfundimin e komentatorit Ruefer se Xhaka nuk është i lumtur nëse nuk i shënon Shqipërisë.
Kurse Mathias Germann, në një koment për portalin Sport.ch, thotë se Shaqiri e kompani nuk e meritonin të fishkëlleheshin.
“Xherdan shaqiri është krenar për rrënjët e tij shqiptare dhe e thekson gjithmonë këtë. Por ky respekt dhe dinjitet i tij fatkeqësisht nuk merr përgjigjen e ndërsjellë. Në Lucernë ai është fishkëllyer dhe sulmuar vazhdimisht me objekte,” shkruan Germann.
Ai shton se nuk ishin dhjetë, as njëqind, por mijëra njerëz që e fishkëllenin atë pa ndërprerje.
Autori thotë se zakonisht është një kompliment kur fishkëllehesh, pasi tregon se je një lojtar i mirë dhe i urryer për kundërshtarin, por në rastin e Shaqirit kjo ishte lënduese. Germann vlerëson shumë sjelljen e Shaqirit.
“Shaqiri ishte i qetë, i drejtë, i mirë. Para ndeshjes përshëndeti çdo kundërshtar. Pas ndeshjes i përqafoi të gjithë, siguroi një bluzë shqiptare dhe duartrokiti publikun”.
“Që ta përmbledhim: Shaqiri tregoi para, gjatë dhe pas ndeshjes së ngarkuar emocionalisht klasin e tij si lojtar, por edhe si njeri. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për katër kolegët e tij shqiptarë.
Sa keq që shumë njerëz nuk e vlerësojnë këtë”, e mbyll shkrimin Germann.
Shaqirin e pershendesin, por edhe e fishkellejne
hhhhhaaa shifni pak turinjte e portjerit o nene o nene sikur po kap ndonje elefant dhe jo topin
Duhej te ishte nje feste kombetare, por e shnderruan ne pacavure!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xherdan-shaqiri.html
lola
Vertete portjere kot
lola po ti si e kap ????
Me njerene apo me dyat.
me njerene apo me dyat???????shkruaj shqip o shqipe se skam terezi te marr perkthyes dhe per ty
Ujkani eshte portier i dobet…
dhe me Qipron nuk eshte se beri ndonje gje…
duket sikur ska portier ne porte…
Xhaka u duk qarte qe beri sikur i humbi topi…ai e fali Shqiperine nga goli i 3-te…dhe e falenderojme…Zvicra nuk luajti me mire thjesht ai Dallku ( dallkauku ) ka bere gafa te papara ne mbrojtje…penalltia u shkaktua prej atij…
tifozat shqiptare ben gabim qe i fishkellyen ate ne vend qe ti duartrokisnin…
tregon dhe njehere se cfare jemi…
ky eshte vleresimi im…
Shqiperise i mungon nje fantazist mesfushor..dikush qe jep assist…
pothuajse te gjithe sulmuesit i kemi shkaterrues dhe pa tru fare ?
tipike Shqiptare :)…
Zvicera eshte nje ekip medioker 3-4 lojtare te mire, por je cope cope si ekip kooperativash pa asnje nisme ne cdo drejtim_______Dallku ishte i hutuar si nje 14 vjecar
njëlloj xhaka si memeti dhe shaqiri për goditjen që solli penalltinë!ata qëlluan për në portë!për gol!jo gjithnjë munt të shënosh!as lojtarët më legjendarë nuk kanë pasur një rrezultat 100% në goditjet e portës!loja është lojë ata bënë sa mundën për të dy palët!lojën për zvicrën dhe shpirtin për shqipërinë!ndoshta subkoshienca nuk i lejii të luanin dhe më mirë,por ata u treguan të sjellshëm të përmbajtshëm jo vetëm kundër fishkëllimave,që nuk janë ofeza,por dhe kundër fyerjeve dhe gishtave të mesit që duken në foton e dytë!një injorancë e skajshme!
gati më kanë dal lot kur shënoi shaqiri,por nuk u kapa me zotësinë e shaqirit,por me pazotësinë e qëndërmbrojtjes tonë!me atë gabim që i dhuroi topin shaqirit!po ashtu u zëmërova me të njëjtën mbrojtje që i dhuroi penalltinë zvicrës dhe aspak me zotësinë e sulmit shqiptar të zvicrrës!një gjë u duk mirë në ndeshje!loja tmerrësisht e dobët e ekipit tonë!
traineri parra e të merret me komente patriotizmi italian,le të bëjë që skuadra ta dëgjojë dhe të rrespektojë taktikat e tij!nëse ka të tilla!?
per shkak te dallkut kam marr aspirin mbreme
per cfarr te vlerresohemi ne per keta futbollist se nuk behet fjal per klube po per kombetare keta cfar kombesie kan nuk po e kuptoj e pse duhet te jemi krenar per ta ata perfasojn ne komb nje flamur nje fanell qe seshte e tyre un nuk e kuptojperse duhet te krenohemi po ne nuk jemi zviceran qe te gezojm por keta jan njeres pa flamur ose si i thon ndryshe me 100 flamur flamuri tyre eshte leku perfitimi financiar e mos te thon me qe jemi shqiptar se ata e kan ber zgjedhjen e tyre jan zviceran sepse perfasojn shtetin e sviceres flamurin e zviceres e mos na merzisni me duke na mbushur mendjen se ata jan shqipetar nje njeri munde te bej cdo gje por jo te shesi dinjitetin kombesin gjakun shpirtin.
tifozeria shqiptare ne mshtetie te ekipit tone meriton note 10.do te deshiroja qe shqiperia te kete rezultate ma te mira dhe stadiumet nper europe do ishin gjithmone plot…..kjo neve nuk na mungon……sepse ne e pame italine edhe pse shkoj ne finale ne europianin kishte vetem 3 mije tifoze…ja pra qe tifozeria shqiptare meriton dicka ma teper….
një gjë duket në tërë artikujt!që armado duka është një tip berishe i vogël!ai me tymnajën e tij të “tradhëtisë”,mbuloi tërë atë punë,investim të dobët që ka bërë me skuadrën e futbollit!çdo diskutim përqëndrohet tek një problem që nuk egziston,në të njëjtën kohë që nuk analizohet aspak loja shumë e keqe e kombtares dhe puna e dobët e trainerit!
lojë mizerabël me lëvizje horizontale,të pazotë të bëjnë pasime të sakta dhe të shpejta,të pa zotë të bëjnë një stopim topi me një veprim,harroje që pas stopimiit të vazhdojnë aksionin,asnjë lloj taktike a regije të lojës!përveç canajt që luante duart posht e lartë sikur të ishte polic trafiku të cilin askush se dëgjon!përveç hykës!
kurse tifozat e sëmurë e të kalbur të futbollit shqiptar janë gati të pranojnë tju hapet porta për lëmoshë!janë gati ta bëjnë si kampionatin shqiptar që ndeshja lihet për hatër të këtij apo atij,për të thënë see filan lojtar është “rob zoti”,nuk e bëri o i la golin filanit se e kishte shok!se dikur kanë dhjerë në të njëjtën hale!
kështu që shqipua të hecë përpara!jo me zotësi por për lëmoshë!
Nuk prish pune – nje rast qe ky. Tani te ecim vetem perpara drejt humbjeve te reja. Mor po, pa nderru mentalitet ne nuk kemi zhvillim jo ne politike dhe ekonomi, por as ne sport dhe art. Imagjinoje sa mbrapsht e kemi te vidhosur ate te shkrete kaptine sa nje prej komentuesve me siper thote “nuk beri gje portjeri”!! Haha, nuk i presim golat nga sulmuesit por nga portjeri.
mire qe kemi injorance ne politike por kemi dhe ne futboll…
une nuk pres qe te beje gol portjeri por te mos pesoje te beje dicka…
nuk ka lidhje me Foto Strakoshen apo Nallbanin…
ju cdo gje e lidhni me politiken…
une po jap vleresimet e lojtareve pas ndeshjes spo merrem jo po e ka ky e ka ajo fajin…
Dallku Nota : 4
Ujkani Nota : 4.5
Te tjeret Nota : 5.5
Nuk eshte aspak e vertete qe po e lidh me politiken, por thjeshte po them qe, ashtu si ne politike, edhe ne fusha te tjera nuk do te bejme hajer pa nderruar mentalitetin njehere, menyren se si i perceptojme gjerat. Gjithnje kritikojme tjetrin dhe jo veten. Na duket vetja se jemi kombi me inteligjent dhe me i persosur ne bote.
Jemi shume, shume larg te qenet perfekt! Duhet t’i pranojme gabimet dhe mangesite se perndryshe nuk ka cfare te korrigjojme.
Edhe nqs portieri nuk peson asnje gol, prape se prape ndeshja nuk fitohet po nuk shenove. Pastaj, nuk eshte se luajti Brazili kunder Zvicres dhe humbi qe te na duket si nje zhgenjim “i tmerrshem”! Albanistani luajti. Me keta lojtare karagjoza dhe te padisiplinuar, ne humbim edhe sikur te luajme kunder Tahitit, jo me kunder Zvicres.