Kundërshtari më i madh i futbollit të Kosovës, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka dhënë sinjale pozitive për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.
Në një intervistë për “insideworldfootball.biz” dhënë të hënën, Platini ka thënë se Kosova shumë shpejt mund të luajë miqësore falë zgjidhjeve të favorshme që mund të gjenden gjatë këtyre muajve, shkruan Koha.
Kosova ka deklaruar pavarësinë më 2008, por futbolli i Kosovës vazhdon të jetë i izoluar. Muaj më parë FIFA vendosi të lejonte Kosovën të zhvillojë miqësore, por UEFA në krye me Platini, nuk kishte dhënë miratimin e saj për këtë vendim. Vetë Platini, vendimin e kishte quajtur “politik”
FIFA është e vendosur të çojë këtë punë deri në fund dhe për fundin e shtatorit është paralajmëruar se do të përcaktohen edhe modalitet, mbi bazën e të cilave do të paraqitet Kosova në arenën ndërkombëtare
Shpresa mund te behet realitet nese te gjithe fuytbollistet kosovare qe luajn me kombetare te ndrysghme, te prononcohen njmezeri per diskriminim: Xhaka, Shaqiri, Rrushbulli etj…
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html
Nje dite pas shpalljes se pamvaresise se Kosoves Presidenti Sarkozy neper shkollat Franceze reklamonte ndryshimin e hartes se Europes.Kurese ky tipi duhet te jete trap nga politika.Gjynah kure ke kembet e arta e koken bosh.E bekuar dita e pamvaresise se Kosoves.Mbette kjo dite e bashkimit te Shqipfolesve dhe jo e qoroditjes se tyre.