Sulmuesi i Paris Sent Zhërmen, Zlatan Ibrahimoviç, e ka etiketuar veten “një legjendë që jeton”, pasi u nderua në qytetin e vendlindjes së tij, Malmoe, gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar. Kapiteni i Suedisë ka qenë për vizitë në këtë qytet bashkë me pjesëtarë të tjerë të ekipit kombëtar pasi këtu do të luhet ndeshja kundër Kazakistanit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014.
Futbollisti 30 vjeçar u nderua nga autoritetet lokale me një vend në “Shëtitoren e Famës” jashtë stadiumit, një memorial për ata qytetarë të Malmoe që kanë siguruar arritje sportive gjatë jetës së tyre.
“Ky është një nder i madh, kjo do të thotë se kam bërë diçka gjatë karrierës time. Ne zakonisht themi që nuk mund të bëhesh një legjendë para vdekjes. Por unë jam një legjendë e gjallë, të paktën në Malmoe”, ishin fjalët e futbollistit suedez për “France Football”.
Ibrahimoviç u thumbua nga gazetarët e pranishëm, të cilët i kujtuan atij se kur shënoi kundër Lilës në kampionatin francez, nuk festoi, ashtu siç kishte vepruar edhe Kristiano Ronaldo në ndeshjen e Real Madrid kundër Granada.
“Tani e shoh që po mundoheni të më krahasoni me dikë tjetër. Por nuk mund të më krahasoni me të. Kur unë shënoj një gol pas 27 sekondave lojë, mbeten edhe 89 minuta deri në fundin e ndeshjes. Unë preferoj ta tregoj gëzimin tim pas përfundimit të saj, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në vërshëllimën përfundimtare”, tha Ibrahimoviç.
Normal qe je legjende kur mer 1 milion £uro ne muaj…………
per mu ti je super,,, plako
Ti je nje rika.
Ky lojtar ka shume dëngla por dhe ambicje.
ky eshte nji ballkanas me ambicje perandimore……
Kam pasur respekt per kete futbollist po kur pashe qe si foli dhe se pa fare ne sy ish shokun e skuadres te Milani Andrei Shevçenkon kur luajti Suedia me Ukrainen me mbushi mendjen qe eshte jo vetem pordhac po edhe nje plehre e vertete. Ky bole ballkani kujton se pse ka rrahur nja dy pederaste ne dhomat e zhveshjes i duket vetja superfuqi. Kur rastisi te hunleshi u zbut pastaj, te ai zezaku gjerman a ça leshin ishte qe u rrah me te ne dhomat e zhveshjes. Edhe si futbollist eshte mese normal pa asnje lloj talenti te veçante. Mesa duket suedezet s’kane pasur me te mire se ky prandaj i bejne lajka ketij. Po te pyesesh ne Itali per kete e per Shevçenkon nuk ka italian qe te flase keq per Andrein ndersa per kete jane 50-50.