Fitorja 3-1 e Shqipërisë ndaj Qipros duket se ka frikësuar disi Zvicrën për përballjen mes dy kombëtareve në ndeshjen e të martës. Një fakt të tillë e pranon edhe kapiteni Gokhan Inler, ashtu si edhe futbollisti kosovar që luan në këtë përfaqësuese, Granit Xhaka.
“Unë i vlerësoj shumë shqiptarët. Janë shumë agresivë dhe luajnë në grup. Por besoj se çelësi ynë nuk do të jetë forca e lojtarëve shqiptarë, por ajo që do të hedhim ne në fushën e lojës, ajo që mund të bëjmë ne. Duhet ta pranojmë që ky grup është i paparashikueshëm, kushdo mund të mundë këdo. A jemi favoritë? Do t’i marrim ndeshjet me radhë”, tha kapiteni i Zvicrës i cili nuk e evitoi një batutë rreth takimit që luhet në stadiumin e Lucernës.
“A do të kenë avantazh shqiptarët nga tifozët e tyre në stadium? Nuk di ta them. Me sa di unë, luajmë ende në Zvicër…”.
Ndërkohë, Xhaka është treguar më entuziast për këtë ndeshje ku ai dhe futbollistët e tjerë kosovarë të kombëtares zvicerane do të vihen pikërisht përballë shqiptarëve dhe do të kenë një pjesë të tifozerisë kundër.
“Do të jetë si një ndeshje në origjinë në distancë. Me sa di unë do të ketë shumë shqiptarë në stadium. Ndaj në këtë ndeshje duhet dhënë 100%, pasi 99% nuk do të mjaftojë”, tha mesfushori i cili shënoi një nga golat në suksesin 2-0 kundër Sllovenisë.
“zvicerianët kanë frikë”,unë nuk do ta shprehja në këtë mënyrë!do të thosha ata e vlersojnë takimin si çdo takim tjetër dhe nuk duan ti lënë vënd euforisë të fitores së parë,me slloveninë!
shpresojmë dqë dhe ekipi tonë të jetë në të njëjtën situatë!ta vlersojë takimin sikur të luante me përfaqësuesen e botës!
ka dy arsye që e them këtë:
-zvicra ka pasur më shumë suksese se ne!sidomos në 20 vjetët e fundit ka marrë pjesë në botërorë dhe në europianë,ne asnjëherë!
-duke ditur nivelin tonë të futbollit dhe të mentalitetit shqiptar që paraqitet dhe në të,duhet ta marrim ndeshjen më se seriozisht!thuhet jo çdo gjë e keqe,nuk ka efekte pozitive!
mentaliteti shqiptar!normalisht kur luajmë me të huajt i mbivlersojmë dhe na priten gjunjët!që pa filluar ndeshja hyjmë për barazim,të paktën!kjo gjë vrrehet dhe në jetën e përditëshme!dëgjojmë fjalën e të huajit sikur të ishte zoti!(politikën shqiptare e kemi shëmbull)por kundërshtojmë çdo shqiptar pavarsisht se ai mund të jetë “me të vërtetë zoti”!ne vëmë në nivel më të lartë një të huaj që është në një nivel shumë më të ulët se ne,por barazojmë ose,kjo është më e shpeshta,nënvleftësojmë çdo shqiptar pavarsisht se mund të jetë shumë më lartë se ne!ne me të huajin bëhemi askush,kurse me shqiptarin nuk pranojmë ti japim të drejtë!tashti të këthehemi tek leverdia e këtij mentaliteti të keq!
duke ditur se në ekipin zvicerian luajnë 5 shqiptarë,ne do të përpiqemi të vëmë në jetë zakonin tonë!nuk do të druhemi,dhe do ti nënvleftësojmë për të treguar se gjithkush nga ne,është më i mirë se ta!
të shpresojmë që zvicerianët të mos përfitojnë nga ky zakon!gjëja tjetër është joja që do të bëjnë 5shja shqiptare!pavarësisht se ata do të luajnë si profesionist,ka një gjë që deri diku do të ndikojë në lojën e tyre!subkoshienca!ajo do të bëjë që ata pa dashur të mos japin maksimumin e tyre!kjo e fundit është një hipotezë!
goli i pare me qipron live dhe festimet ne fund te ndeshjes
http://www.youtube.com/watch?v=Ig7hyJwSch8&feature=channel&list=UL
http://www.youtube.com/watch?v=8pBO7ih42to&feature=channel&list=UL
ne as nuk duhet ti nenvleresojme e as nuk duhet ti mbivleresojme zviceranet.ata jane kundershtaret e rradhes qe luajne ne fushen e tyre dhe qe do kerkojne fitoren po ashtu si edhe ne.ne fushen e lojes shaqiri xhaka e compani jane zvicerane e jo shqiptare,ndaj duhen vleresuar dhe markuar fort.uroj nje fitore per shqiperine dhe me nje loje qe te na kenaqe ne e te hidheroje ata qe nuk donin te luanin per ne.
Njehere dua tu them disa komentuesve qe shajne lojtaret kosovare duke i quajtur tradhetare se, eshte nje mungese elementare civilizimi.Ne fund te fundit eshte vetem nje ndeshje futbolli qe as qe ka ndonje rendesi ne aspektin patriotik. Nuk besoj se ndonje vend ne bote e ka krijuar lavdine e tij me ndonje ndeshje futbolli te humbur apo te fituar. Bile ne qarqet e FIFAS eshte hedhur ideja qe para fillimit te ndeshjeve te mos ekzekutohet as hymni kombetar.Pse nese nje skuader futbolli humbet d.m.thene eshte fyer kombi?!Absurditet.
Per ndeshjen e se martes me Zvicren nje gje eshte e sigur se do te jete nje ndeshje korrekte dhe e ndershme kryesisht nga ana e ekipit Zviceran.Nese skuadra jone do te humbase (dhe besoj keshtu do ndodhe)nukdo te kete asnje pretendim. Kosovaret e Zvicres fitoren do perpiqen ta arrijne ne rruge te ndershme me bashkekombesit e tyre.
Nuk besoj te kete frike Zvicra nga Shqiperia jo per ndonje arsye te vecante por ne bejme loje dhe gabime kalamajsh.
Hahahaha, do na pallojne aq keq sa edhe Dukes do i dalin syte me keq se i kane dale.
Po po Zvicra e ka shume frike Albanine !!! me gola si ai i Bogdanit qe i shohim nje here ne jete dhe me fitore te tilla nje here ne 10 vjet (me ruset ne Shkoder) besoj se do te Fitojme !!! Merreni shtruar cuna – mjafton Barazimi per Red and Black -sat.