Uejn Runi, sulmuesi i Mançester Junaited, ka zbuluar se lutet para çdo ndeshje. Ai pohoi gjatë një interviste se gjithmonë përpiqet që të gjejë një vend të qetë para ndeshjeve për t’iu lutur Zotit.
“I lutem zotit, natyrisht. Unë besoj në zot”, ka thënë Runi, që ka treguar gjithashtu altruizmin e tij, pasi ka pranuar se nuk lutet që të shënojë gola, por të mos dëmtohet ai dhe shokët e tij në fushë. Runi pohoi se lutet gjithmonë për familjen e tij.
“Unë lutem për shëndetin tim dhe kolegëve të mi në fushë. Kjo është diçka që unë e kam bërë gjithmonë. Unë lutem gjatë natës. Lutem për shëndetim e familjes sime, miqve, lutem për shëndetin e njerëzve që dua”, ka thënë Runi.
Në këtë gjë ka ndikuar shumë edhe gruaja e tij, Coleen, e cila vjen nga një familje me tradita katolike. Runi ka pranuar se besimi luan një rol shumë të madh në jetën e vet.
Sa i shemtut qe esht mor zot!!!
ta kishte thone noi gru,hajde de,,,por nje bure si ty,duhet te kontrolloje hormonet
Hihihihihi
eshte nje futbollist shembull si ne fushe qe jep shpirtin dhe jashte saj dhe e gjithe merita i takon ferguson pasi dihet qe runi me pare ka qene shume crregullt.