Lëv: Gjermania e ka harruar dështimin në Euro 2012

6 Shtator 2012, 19:26Sport TEMA

Dështimi i verës i Gjermanisë në futboll nuk do të ndikojë te futbollistët e përfaqësueses së këtij vendi që po bëhet gati të rifillojë luftën për një trofe ndërkombëtar me kualifikueset e Botërorit Brazil 2014. Ky është premtimi i trajnerit Joakim Lëv, për kombëtaren e të cilit pritet të jetë një fillim i lehtë i edicionit, pasi ndeshjen e parë e ka në shtëpi përballë ekipit modest të Ishujve Faroe.

“Lojtarët kanë hedhur pas krahëve zhgënjimet dhe tani tek të gjithë ekziston vetëm uria për sukses. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për stafin teknik”, deklaroi Lëv.

Dështimet gjermane filluan me humbjen në finalen e Ligës së Kampioneve të Bajern Mynih përballë Çelsit me penallti, edhe pse takimi luhej pikërisht në stadiumin e skuadrës bavareze. Më pas, kombëtarja u eliminua nga Euro 2012 përballë Italisë, duke vazhduar serinë e dështimeve në turnetë ndërkombëtarë, ku përfshihenn vendi i dytë në Botërorin 2002, i treti në Botërorin 2006 dhe Botërorin 2010, si dhe vendi i dytë në Euro 2008.

Në kualifikueset e kaluara, Gjermania zhvilloi një turne të shkëlqyer me 10 fitore në po aq ndeshje, por Lëv ka paralajmëruar se me skuadra si Suedia, Austria e Irlanda në grupin aktual, një objektiv i tillë është thuajse i pamundur për t’u arritur.

“Kualifikueset e kaluara ishin të shkëlqyera. Këtë herë do të jetë më e vështirë, pasi grupi është më i barabartë. Nuk do të ketë skuadra të lehta. Duhet të përmirësojmë medoemos lojën pa top. Unë vlerësoj shumë mënyrën se si dalim para, por duhet të jemi më aktivë në fazën mbrojtëse. Edhe Ishujt Faroe kanë bërë përmirësime kohët e fundit, duke u mundur me vetëm një apo dy gola diferencë, ndaj duhet të kemi kujdes”, paralajmëroi Lëv.

4 komente në “Lëv: Gjermania e ka harruar dështimin në Euro 2012”

  1. miri says:

    trajnier idiot,.ky ishte nje nga shkaqet e deshtimit ne Euro 2012,..
    E ka harruar ai,po jo te tjeret.

  2. Hamzai says:

    Ky eshte pederast i vertet njihet boterishte .

    1. u dont say says:

      ik o hamza lufto me talebanet,cte duhen keto sporte ty ?

  3. Plaku says:

    Lëw

    Gjermanise duhej ti jepje trofe jo perralla.

    Cfar vlejne yjet qe kishe ne skuader dhe 10 fitoret ne grup kur te mundi nje afrikan si Baloteli

    Tifozet e Mannschaft-it kerkojne kupa jo vende te dyta dhe te treta, pasi me to u lodhen.

    Nuk jam i sigurte nese ke aftesi ti japesh Gjermanise ndonje trofe. Per me pak se trofe, kot te merresh me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje