Fiorentina i kërkon Berbatov paratë e biletës

6 Shtator 2012, 11:49Sport TEMA

Fiorentina do t’i kërkojë Dimitar Berbatov, sulmuesit bullgar që nënshkroi për Fullhem, që t’i rimbursojë biletën e avionit që i blenë për ta sjellë në Itali.

“Ajo ishte një biletë e klasit të parë, për të dhe për menaxherin e tij, ndaj do të kërkojmë paratë”, ka zbuluar drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade. “A kemi folur më me të? Po, na telefonoi për të na kërkuar falje dhe për të kërkuar një tjetër kontakt me ne, por gjërat shkuan në këtë mënyrë dhe Fiorentina është e lumtur me kontigjentin e lojtarëve që ka”.

Klubit italian nuk i ka pëlqyer fakti që sulmuesi bullgar hipi në avionin që udhëtonte drejt Italisë duke u ndalur në Mynih. Atje kontaktoi me drejtuesit e Juventus dhe ishte gati të shkonte te bardhezinjtë, para se të ndryshonte tërësisht drejtim dhe të përfundonte te Fullhem në Angli.

Lojtari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që i ka bërë klubi italian duke deklaruar se nuk i kishte premtuar askujt asgjë dhe se ishte normale që kur një lojtar të merrte shumë oferta, të kishte dyshime rreth zgjedhjes që do të bënte.

Gjithsesi, Fiorentina është ngushëlluar me faktin se të paktën ka arritur të mbajë në skuadër Stevan Jovetiç, një nga emrat më të kërkuar në merkato gjatë verës. Për më tepër, drejtuesit e klubit italian janë të bindur se kthimi i Luka Tonit do t’i shërbejë më shumë skuadrës sesa afrimi i ish-sulmuesit të Mançester Junajtid.

2 komente në “Fiorentina i kërkon Berbatov paratë e biletës”

  1. Tan Lapraksi says:

    Mos u merrni me caraca bullgar o Fiore, po bejini yzmetin te rinjve qe keni ne itali, italiane e te natyralizuar. Aty e keni hajrin.
    Ja si po shkon Gjermania se ka investuar tek brezat! Ka superprodhim talentesh si kurre ndonje here! I mungon vetem 1 lider bolemadh skuadre ne fushe!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

  2. Toni says:

    ahahah mos duan dhe leket qe ka ngren ne avion italian hesapi ca pret, futbolli italian ka mbaruar, premier leage me mira sot per sot,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje