Kristiano Ronaldo, i mërzitur për faj të brazilianit Kaka

5 Shtator 2012, 12:23Sport TEMA

Trishtimi i Kristiano Ronaldos ka pushtuar gjithë gazetat europiane këto ditë dhe tashmë flitet edhe për një largim të mundshëm nga Real Madrid. Portugezi ka deklaruar se nuk është çështje parash, por duket se problem qendron pikërisht këtu.

Dhe, “fajtori” për trishtimin e Ronaldos duket se është një nga miqtë e tij më të mirë tek Reali, braziliani Kaka. Kjo, për faktin se Reali nuk ka mundur dot ta shesë këtë të fundit për 25 milionë euro, çka do të bënte të mundur rritjen e pagës së Ronaldos. Por, askush nuk ofroi 25 milionë euro.

I shqetësuar nga kjo situatë, ka ndërhyrë edhe trajneri Hoze murinjo. Ky i fundit e ka telefonuar Ronaldon, që ndodhet në grumbullim me Portugalinë, duke i thënë se është shumë I rëndësishëm dhe I dashur për klubin. Murinjo I ka siguruar se kur të rikthehet, do të flaës me klubin për të zgjidhur problemet e tij.

1 komente në “Kristiano Ronaldo, i mërzitur për faj të brazilianit Kaka”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje