Makinat e F1, së shpejti si avionë luftarakë

4 Shtator 2012, 11:39Sport TEMA

Formula 1 po punon me shpejtësi për të konkretizuar planin e modifikimit të vendit të qëndrimit të pilotëve, duke e mbyllur atë, pas përplasjes të frikshme të së dielës në Çmimin e Madh të Belgjikës. Fernando Alonso ishte me shumë fat pasi makina e Sebastian Groszhan për pak nuk u përplas mbi kokën e tij në kthesën e parë të garës belge, pasi piloti francez kishte patur një kontakt me Luis Hemilton.

Pas kësaj ngjarje, drejtori teknik i MekLaren, Pedi Loui, është i bindur se kabina e mbyllur mund të hyjë në fuqi që në vitin 2014.

“Ky ndryshim është i pashmangshëm, pasi është problemi më i madh i sigurisë që kemi për momentin”, shpjegoi Loui që është pjesë e grupit të punës që merret me masat e sigurisë për mbrojtjen e kokës së pilotit gjatë garave. “Kemi filluar këtë projekt një vit më parë. Duke parë me vazhdimësi incidentin e të dielës, mund të thuash vetëm se Alonso ishte me fat”.

“Por një ditë fati do të mungojë. Ndaj po shohim hipotezën e mbylljes së kabinës së pilotit, ashtu si edhe atë të një kabine të hapur me një model tjetër”, tregoi Loui.

Mendohet se një nga hipotezat është ajo e përshtatjes së kabinave të pilotimit të avionëve luftarakë F-16, ndonëse pilotët insistojnë që të mos kenë asnjë pengesë në pjesën e përparme pasi ulet shpejtësia e reagimit të tyre.

Ndërkohë, drejtiesit e FIA kanë gjobitur me 50 mijë euro Romen Groszhan dhe e kanë pezulluar atë për një garë, duke e cilësuar manovrën e tij ndaj Hemilton që shkaktoi incidentin, si të rrezikshme për të dhe për jetën e pilotëve të tjerë në garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje