Trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld, ashtu sikur edhe një pjesë e mirë e opinionit futbolldashës në Zvicër, duket se tani e tutje do të “flenë rehat”. Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi janë përfundimisht në duart zvicerane. Kështu, me një ndjenjë çlirimi e përshkruan situatën më të re rreth futbollistëve me rrënjë shqiptare gazeta “Aargauer Zeitung”, në një shkrim të publikuar të premten, transmeton portali Albinfo.
“Me pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, synimi për të pasur një skuadër kombëtare të futbollit bëhet më real. Por, FIFA nuk e ka njohur akoma Kosovën. Bisedimet e ardhshme janë më 27 dhe 28 shtator. Pyetja thelbësore tash është çka do të ndodhë pasi Kosova, kurdo qoftë, të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe atë Botëror? A do të kenë të drejtë, në një rast të tillë, futbollistët e vendeve të tjera, të cilët kanë rrënjë kosovare, ta ndërrojnë kombëtaren?”, pyet gazeta.
Si përgjigje, ajo prezanton statutet e FIFA-s. “Në paragrafin 7 të këtij statuti, neni 15 shkruan: “Një lojtar që është angazhuar nga një federatë në një ndeshje për kombëtaren e atij vendi në kuadrin e garave zyrtare, nuk ka të drejtë të angazhohet më për kombëtaren e vendit tjetër”.
Kjo do të thotë se lojtari që ka dy shtetësi duhet të përcaktohet për të mbrojtur ngjyrat e njërit prej vendeve shtetësinë e të cilave e mban. Ashtu sikurse, për shembull, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Inler ose Rodriguez etj, janë përcaktuar për Zvicrën. Më tutje gazeta citon udhëheqësin e shërbimit juridik të Federatës së Futbollit Zviceran, Robert Breiter, i cili sikur i heq dilemat lidhur me Shaqirin e Xhakën me kompani.
“Kalimi i Shaqirit ose Xhakës në kombëtaren e Kosovës është diçka që përjashtohet. Statuti i FIFA-s nuk lë vend për dykuptimësi”, thotë ai.
Ndërsa trajneri i kombëtares zvicerane Hitzfeld shton: “Lojtari që ka pasur mundësinë të zgjedhë mes dy kombëtareve dhe e ka bërë zgjedhjen, nuk mund ta ndryshojë më vonë vendimin që e ka marrë njëherë. Për këtë arsye gjendja aktuale (sa u përket lojtarëve problematikë) nuk është dramatike”.
Por rreziku, nga pikëpamja zvicerane, nuk mund të përjashtohet plotësisht. Ai mund të vijë nga rregullat për raste të jashtëzakonshme që i parasheh FIFA. Ato mund të ndryshojnë në rastet kur një shtet sikur Kosova pranohet në FIFA. Në një rast të tillë, do të ishte e mundur që FIFA, me dispozita të veçanta, megjithatë t`iu lejojë lojtarëve me rrënjë kosovare të luajnë për atdheun e tyre të vjetër.
Breiter lidhur me këtë thotë: “Siguri të qindpërqindtë nuk ka. Mirëpo, në momentin aktual, statutet e FIFA-s nuk parashohin zgjidhje tjetër, përveç ndalimit të ndërrimit të kombëtares”.
Kta shqiptare gjakprishun mund te vinin te luanin dhe me kombetaren e shtetit ame, por nuk e bene ndaj i gezofte Zvicra. Per mercenare nuk kemi nevoje, na duhen djem qe lujn me shpirt dhe ndjejne fanellen qe mbajne ne trup.
Rrofshin e qofshin shqiptaret e vertete…
Shaqiri lozi sot ne ndeshje kunder Shtutgardit, por u fut 20 minutat e fundit
Kur u fut Shaqiri komentatori amerikan tha : …Shaqiri nje powrfull figure qe mbush 21 vjet muajin tjeter, eshte nga Kosova …..
Lojtar shume i mire Shaqiri….Komentatoret flasin te gjithe me respekt per te…
Bravo Shaqiri ! – ….Nuk ka pasur ndonjehere kombi jone ndonje lojtar si Shaqiri
Ketyre lojtareve kosovare,ju uroj suksese kudo qe luajne,me ekipin e tyre ne kampionat,si dhe me Zvicren.Ata jane rritur aty,dhe nuk ka asnje problem qe te luajne me ate kombetare,pasi ata gjithmone e permendin origjinen e tyre shqiptare.Ne ndeshjet me perfaqsuesen tone uroj,qe te pershendeten.dhe te nderohen per lojen dhe emrin e tyre.Mjafton te shikosh qe shume sportise shqiptare ne Greqi,i futin nje SSS nga mbrapa,dhe anjehere nuk pranojne te quhen shqiptare.Mos futni “saliun”,edhe ketu ju lutem.
Po ca thuaj ti ore,,fajin e ka prap Saliu qe nuk diti ti marr keta cunat me kombetaren e vendit ame.Mjafton qe nje pjese te pareve qe fiton familja e tij tu premtohej atyre,jam i sigurt qe ata sot do luanin me Shqiperin.Tradhetare dhe i pangopur eshte Saliu qe i do te gjitha per vete dhe jo ata cunat”Posht sali tradhetari,fitore shqipktari.
Kombesia nuk shitet,Rrofshin Shqiptaret e verte!jemi i vetmja Kombetare ne Bote,dhe je Popull jo i madh me numer,ku kundra nesh do luajne gati gjysma skuadres kundeshtare,me origjin Shqiptare,shum tradhetar ka mes nesh!!
në rastin konkret lojtarët shqiptar të zvicrës nuk mund të quhen të bllokuar nga neni 15 parag.7!sepse ata nuk mund të vendosin për kë do të luajnë!ata nuk m und të zgjedhin!kosova nuk është e parnuar në FIFA.kështuqë një pyetje e tillë do të mund të shtrohet ditën që kosova do të pranohet në fifa!gjithashtu mendoj se përsa kohë kosova është jashtë fifa-s ata nuk mund të zgjedhin!
Hipokrizite e budallalleqet qe fillojne me ‘patriotizma’, ‘shqiponja dykrenareshe’, ‘flamuj kuq e zi’ kane marre fund. Keta futbolliste ushtrojne nje zanat si tere te tjeret e paguhen per kete. Cdokush sheh mireqenien e tij, konfortin dhe luan per ate qe i ofron me shume. Per me teper keta lojtare kane lindur e rritur ne Zvicer. Dmth ky vend ka investuar per ta dhe i ka formuar si futbolliste. Fatkeqesia eshte qe ne jemi shume ziliqare e inatçinj e mundohemi gjithnje te gjejme ndonje ‘cen’ duke ofenduar, share e dhene argumenta koti…
Keta te luajne me ke te duan. Jane Kosovare dhe jo Shqiptare.
redneckfucker: Unë jam kosovar siç mund të jeshë edhe Ti lab, matjan, devollit e të mos njeh me shumë, por jam SHQIPTAR, OR JAHU.Kuptoje një herë e mirë se nuk të bën dëm kjo.
Ina nuk eshte hipokrize o budallek te jesh patriot,u ku do qe te jetosh mos te harrosh origjinen tate,nejse cdo njeri e mendon dhe e gjykon edhe gabim neket rast si ti!!bima e keqe rritet kudo,prandaj burra te mir ne vendet te huja mos u beni,duke muhuar kush jeni,se tashi mbaroj edhe olimpiadi,dhe kishim raste ku njerez jetonin ne e lindur ne amerik,shkuan e ben garat per vendin e origjines,kisha shum deshir sic do Shqiptar i vertet te pakten te na lidhte Sporti!!!per bashkim Kombetar!1
Akoma me teori leshi.Te luajne me ke te interesoji me teper.Te luajne me Shqiperine ose me Kosoven?Pse?Na cmenet me kete patriotizem primitiv.
Nuk kam se cfare t’i shtoj me komentit te ” BEN-CIKAGOS ” , ika thene te GJITHA !
redneckfucker Si ka mundesi e thua qe je Shqiptar. Si ore nuk qenka Kosova Shqiperi. Po po nuk qe Kosova Shqiperi atehere cfare eshte, se desha ta dinja?
o Gono meqense doje me e dit se Kosova nuk esht Shqiperi po ta them un pse nuk esht Kosova esht Kosov dhe Shqiperia esht Shqiperi nese do ishin nje do ishte nje parlament dhe jo 2 nje president dhe jo 2 pastaj ska arsye pse duhet te ket kufi mes Shqiperis dhe Kosoves kshu qe ju keni mare status si Shtet me vete Pastaj ju jeni dhe me te cilivizuar se keni fut dhe euron dhe kur nuk e keni perdor lekun Shqiptar si mund ta quash Kosoven Shqiperi besoj se e kupton tashme qe ka ndryshim kto nuk ti thash se mund te jem racist aq me teper shkoj shpesh ne KS dhe kam shum shok apo shoqe KS po thjesht per nje shpjegim per ty Me Respekt nga Tirona