Europa League, shorti rezervon përplasje të mëdha

31 Gusht 2012, 17:21Sport TEMA

Shorti i fazës së grupeve të UEFA Europa League nuk ka evituar përplasjet e mëdha, edhe për faktin se ky edicion ka shumë ekipe të njohura mes pjesëmarrësve.

Shorti më i vështirë ka qenë padyshim ai i Liverpulit, i cili në Grupin A është vënë përballë italianëve të Udinezes dhe rusëve të Anzhi, të cilët kanë në gjirin e tyre shumë kampionë mes të cilëve Samuel Eto’o si dhe drejtohen nga Gus Hidink.

Një përballje shumë interesante pritet të jetë ajo e Grupit J ku Totenhem dhe Lacio do të kenë kundër tyre edhe ekipin grek të Panathinaikos.

Një short më i lehtë për kampionët në fuqi të Atletiko Madrid, të cilët si rival kryesor kanë Viktoria Plzen. Edhe Inter ka patur një short relativisht të lehtë, pasi rivalë në grupin e zikaltërve janë skuadra si Rubin Kazan, Partizan Beograd dhe Neftçi Baku.

Shorti i fazës në grupe të Europa League

GRUPI A

Liverpul

Udineze

Jang Bois

GRUPI B

Atletiko Madrid

Hapoel Tel-Aviv

Viktoria Plzen

Akademika Koimbra

GRUPI C

Olimpik Marsejë

Fenerbahçe

Borusia Mynshengladbah

AEL Limasol

GRUPI D

Klub Bryzh

Njukasëll

Maritimo

GRUPI E

Shtutgart

Kopenhagen

Steaua Bukuresht

GRUPI F

Napoli

Dnjepro

GRUPI G

Sporting Lisbonë

Videoton

GRUPI H

Rubin Kazan

Partizan Beograd

Neftçi Baku

GRUPI I

Olimpik Lion

Atletik Bilbao

Sparta Praga

Hapoel Kiriat Shmona

GRUPI J

Totenhem

Panathinaikos

Maribor

GRUPI K

Bajer Leverkusen

Metalist Kharkiv

Rosenborg

Rapid Vjenë

GRUPI L

Tuente

Hanover

Levante

Helsingborg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje