Një hacker ka arritur të thyejë sigurinë dhe të pushtojë adresat e Twitter të shumë futbollistëve të njohur spanjollë e jo vetëm, duke arritur të tërheqë vëmendjen gjatë ndeshjes së Superkupës së Spanjës.
Personi që identifikoi veten me emrin Rei Padorovski, deklaroi që para ndeshjes publikisht se do të pushtonte adresën e Dani Alvesh, duke shfrytëzuar faktin se ai ishte në stadium, për të luajtur kundër Real Madrid.
Më pas, ai mbërriti të hynte në adresat e De Gea dhe Aguero, ndërsa të dy futbollistët, arritën të fshinin mesazhet që shkruante ai në faqen e tyre dhe të shkruanin: “Dikush vodhi adresën time dhe po shkruan budallallëqe”.
Në fakt, përzgjedhja e Dani Alvesh si “viktima” e vjedhjes së adresës së Twitter u bë me “votim popullor”, pasi Padorovski krijoi një faqe interneti ku i lejohej vizituesve të votonin për cilin futbollist dëshironin që ai t’i vidhte adresën. Përveç brazilianit të Barcelonës, në listë ishin edhe meksikanët Dos Santos e Rafael Markez.
Më vonë, ai pushtoi me radhë edhe adresa të lojtarëve të tjerë si Muniain, Serzhi Roberto, Bojan, Nasri, e Markez, ndërsa nga adresa e Maskerano filloi të fyente Kristiano Ronaldon.
Hacko te Edi Rams se do i bajsh nder tan shqiptaris!
Eh… niveli zaknshem i militanteve shpellare
o gazeta tema pse se vini lajmin e supercupes se spanjes apo pse humbi barca?jeni bere sikur jeni catalun 100%.gjith bota sot po flet per ndeshjen kurse ju na jepni lajme pa pik lidhje me hakersa e brockulla.