Xherdan Shaqirit i kanë mjaftuar vetëm dy muaj për t’u bërë një emër i njohur për tifozerinë e Bajern Mynih. Futbollisti 20 vjeçar ka qenë protagonist në ndeshjet e para zyrtare të sezonit me golat dhe pasimet e tij, siç u pa më së miri në ndeshjen ndaj Grojter Fyrth, ku tifozeria thirri në kor emrin e tij.
“Kur isha i vogël ëndërroja të luaja në Bundesligë, për një klub të madh. Tani që arrita të zhvilloj ndeshjen time të parë në Bundesligë me Bajern, u realizua një ëndërr! Gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e një klubi të madh dhe tani jam aty”, ishin fjalët e Shaqirit pas ndeshjes së tij të parë me fanellën e Bajern në kampionatin gjerman, për më tepër si titullar.
Lojtari është shfaqur menjëherë si protagonist në lojën e Bajern Mynih, pasi në dy ndeshjet e para, në Kupë dhe kampionat, ka shënuar një gol dhe ka dhënë 3 pasime për gol. “Të gjithë e kanë parë që në fazën përgatitore që arrij të merrem vesh mirë me të gjithë shokët e skuadrës. Këtë radhë ishte shumë e rëndësishme për mua që arrita të jap pasimin për golin e 2-0. Shpresoj që të vazhdoj me këto ritme”, deklaroi Shaqiri i cili tregon modesti duke thënë se e pranon stolin për kohë që është pjesë e një ekipi me synime të mëdha.
“Nuk ka rëndësi kush ulet në stol dhe kush luan nga fillimi. Gjëja më e rëndësishme është se këtë vit ne luajmë si skuadër, që të mund të jemi të suksesshëm. Edhe nëse javën e ardhshme unë do të jem në stol, nuk shqetësohem, ndonëse dëshira e çdo futbollisti është të luajë gjithmonë”, deklaroi ai për mediat gjermane.
NUK DUA TE DI NE SE KETO FJALE PER KETE BIZHDOLLANIN E BALGAVE I KA THENE VETE KY BUBAC APO TE TJERET JA KANE VENE NE GOJE ATIJ. UNE E PASHE KETE M../T DIREKT NE NDESHJEN QE ZHVILLOI EKIPI I TIJ ME BAYERNIN PER KUPEN E KAMPIONEVE DHE U DEGJENERUA 7-O. E KAM THENE SHUME HERE TE TJERA ESHTE I VOGEL DHE PORDHALEC . DO DESHTOJ ,POR KAM FRIKE SE JANE MEDIUMET KOSOVARE QE I FRYJNE ME SHUME SEC DUHET QE TE NGRIHEN SA ME LART DHE KUR TE PLASIN TE BEJNE SA ME SHUME ZHURME . PSE S’MER SHEMBULL MORE FENDAK NGA ATA QE JANE ASADHE NUK E HAPIN GOJEN,POR THONE QE DUAM TE RRITEMI AKOMA. ISHALLAH I BJE BAYERNIT ME JUVENTUSIN ,CHELSEAN ,REALIN ,MANCHESTERIN APO ME KEQ AKOMA ME BARCELOPNEN QE TI MSHEHIN TOPIN DHE KY BUBACI TE DRIBLOJE HIJEN E VET SIC E DRIBLONTE HIJEN E VET NE VJENE NE 1978 BASHKIM AXHAMI I VLLAZNISE SE MADHE DHE SIMPATIKE ,APO KUR TI FSHEHIN TOPIN KETIJ TOPES . PO ATEHERE DO TE BEJ AUTO -LEVDATA . E KAM TE QARTE QE DO SHKAKTOJ SHUME POLEMIKA SIDOMOS TEK ATA ” PATRIOTET e VERTETE ” QE DO ME VERSULEM MUA SI FAJKOI PULAVE.POR DUHET TE DINI NJE GJE QE PAS PATRIOTIZMIT TE MUNGUAR (SHENJE KJO E TRIBUVE PRIMITIVE TE CILAT KERKOJNE NJE GJE TE MOHUAR ,QE KURRE N UK E PATEN DHE DO T’A KENE ) FSHIHEN TE TJERA GJERA . SADO QE TE MBURRET KY TIPI DO TE VEJE PRAPE NE FIS.
I nderuar BREGU I DASHIT.
Te vleresosh dike duhet te jesh i madh vete. Asnjehere njeriu nuk mund te beje dicka nqs nuk e ka vete brenda vetes, pra pjese te karakterit te tij. Ato qe thote nje njeri jane pasqyra e es hpirtit te tij. Ne te vertet, ti duke folur per Shaqirin nuk po tregon se kush eshte Shaqiri, por po tregon dicka mbi personalitetin tend. Dhe meqe e verteta absolute nuk egziston (per ne qenijet njerezore)ateher cdo mendim respektohet, por nuk eshte e thene qe te pranohet. Me respekt Dibrani
Xherdani eshte Lojtare i shkelqyer…
Televizionet amerikane qe japin ndeshjet e kampionatit gjerman e theksojne faktin qe Shaqiri eshte nga Kosova
Te nderuar staf i Gazetes TEMA.Ju pergezoi per kete koment qe behet fjale per nje talent te ri futbollisti,sic eshte Xh.Shaqiri.Ju lutem,shkruani edhe per nje tjeter talen ne boksin profesional boterore,kosovarin Haxhi(Robin)Krasniqin i cili para nje jave u be kampion boterore ne VBO.Ai boksoi kunder turkut Sahin i cili ne 20 mecet e tije nuk kishte humbur asnje here.Krasniqi e nokautoi turkun dy here dhe ky u detyrua te dorezoi mecin.Egziston videoxhirimi per kete mec.Para se te filloje meci,kendoj nje kengetare nga Shqiperia.Meci u zhvillua ne Berlin.
Xherdan Shaqiri eshte krenaria e shqiptareve ne Zvicerr, apo me mire te themi se shqiptaret ndjehen krenar ne Zvicerr qe gjysma e perfaqesueses zvicrrane perbehet nga shqiptaret!