Policia e qytetit të Pozarevac ka bërë të ditur se trajneri i kombëtares së futbollit, Goran Tufexhiç, është qëlluar me armë zjarri nga komshiu i tij në këtë qytet pas një debati për tokën.
Tufexhiç, i cili udhëheq kombëtaren e Kuvajtit që prej vitit 2009 dhe ka arritur të fitojë me këtë përfaqësuese Kupën e Gjirit Persik në vitin 2010, ishte kthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë pushime.
Por në një debat të ndezur me komshiun e tij 86 vjeçar, ky i fundit i ka shkrehur pistoletën në gjoks, duke i shkaktuar plagë që e kanë lënë në gjendje kritike për jetën.
Trajneri i Kuvajtit aktualisht është në gjendje të rëndë për jetën, siç kanë konfirmuar edhe autoritetet mjekësore si dhe presidenti Federatës Kuvajtiane të Futbollit, i cili konfirmoi se aktualisht ai ishte i shtruar në spitalin Beogradit.
“Gjenda e tij është në rrezik për jetën po shpresojmë që të përmirësohet dhe që ai dhe familja e tij të kalojnë sa më shpejt këtë krizë të rëndë”, tha sheiku Talal Al-Sabah për 41 vjeçarin që ka rreth 10 vite që jeton në Lindjen e Mesme dhe që ishte kthyer në qytetin e vendlindjes për të bërë pushime me familjen. (LajmeShqip.com)
Ka ken tok e xanun por ky shkjau nuk ka pas dit tropojance ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html
Mosssss edhe Ortodhjaket po u vritkan per toke apo vij uje? ne e dime pêr hynore kête rracen serbo-jugiste-grekofile
Qe je karaduze i marr e kam pa dhe i dashurum mas Sales, po se dhe selafist taleban se disha, i paskam hy ne Dean-it qe i them racist pa shkak qe te merret me zog gomarit si puna jote
ik ore derdimen te 55
Le te vrasin njeni-tjetrin.Kujt i plasi??????