Heinkes, viti i fundit të Bajern

25 Gusht 2012, 11:33Sport TEMA

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes do të largohet nga Bajern Mynih në fund të sezonit, kur të përfundojë kontrata e tij, ashtu siç është konfirmuar në gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Sipas kësaj gazete, 67 vjeçari ia ka treguar presidentit të Bajern, Uli Hënes, vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën që përfundon në qershorin e vitit 2013. Ky vendim rrit më shumë spekulimet se trajneri i ardhshëm i këtij klubi do të jetë Pep Guardiola, me të cilin flitet se Bajern ka filluar bisedimet që në momentin kur ai u largua nga Barcelona.

“Dua ta them këtë me ndershmëri të plotë, kam një kontratë dyvjeçare që mbyllet në 30 qershor 2013 dhe atë herë, një etapë tjetër e jetës time përfundon”, tregoi Heinkes për gazetën.

“Klubi ka thënë që në dhjetor apo janar do të uleshim të diskutonim rinovimin, por unë nuk jam më 37 vjeç. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse trajneri është i ri apo i vjetër, gjëja e vetme që ka rëndësi është t’i sjellim suksese Bajern Mynih”, tha trajneri i bavarezëve.

Mediat gjermane spekulojnë se me emërimin e Matias Samer në postin e drejtorit sportiv të klubit, disa nga kompetencat e Heinkes janë zvogëluar dhe kjo është një nga arsyet e vendimit të tij për t’u larguar nga bavarezët, ndonëse është një mik i ngushtë i presidentit Uli Hënes./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje