Agjencia Anti-Doping në SHBA, USADA, ka deklaruar se do t’i heqë Lens Armstrong të 7 titujt e fituar në Turin e Francës, pasi ish-çiklisti amerikan deklaroi se ai nuk do të luftonte më kundër akuzave të vazhdueshme që bëheshin ndaj tij për përdorim substancash të palejuara. Ky vendim pritet të shoqërohet edhe me përjashtimin e përjetshëm të Armstrong nga bota e çiklizmit.
Armstrong, i cili u tërhoq nga garat një vit më parë, vendosi të refuzonte procesin e arbitrimit nga USADA, pasi bëri të qartë se ishte lodhur duke luftuar pambarimisht ndaj akuzave që i bëhen për përdorim substancash të palejuara. Ai tregoi se kush kërkonte përgjigje, do ta gjente atë te qindra testet antidoping që ka bërë gjatë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Turin e Francës gjatë viteve 1999-2005.
“Vjen një moment në jetën e një njeriu kur ai duhet të thotë “mjaft”. Për mua ka ardhur kjo kohë. Jam përballur me akuza për mashtrim në sukseset e mia në Turin e Francës. Kjo ka ndikuar në jetën time familjare dhe punën për fondacionin e bamirësisë, ndaj më ka çuar te vendimi që kam marrë për t’i dhënë fund kësaj gjëje të pakuptimtë”, thuhej në deklaratën e Armstrong për “AP”.
Sipas USADA, kjo ishte prova e pranimit të fajit nga ish-çiklisti. “Kjo është një ditë e trishtueshme për të gjithë ne që dashurojmë sportin. Ky është një shembull trishtues për ata që duan të fitojnë me çdo kusht duke anashkaluar mundësinë që ta bëjnë këtë në rrugën me të ndershme dhe të sigurt. Nuk ka sukses kur dëshiron të mashtrosh”, ishte deklarata që bënë drejtuesit e USADA./lajmeshqip
Eshte e pafalshme te merresh me nje kampion ,te rralle ne sojin e tij,i cili me shpirtin amerikan ka pushtuar jo vetem alpet e Pirenejte,por edhe zemrat e miljona njerezve ne bote.(Ai i tregoi botes se fale shpirtit te gares njeriu mposht cdo semundje).Le te merren zyrtaret e sotem me trukimet qe po rrjepin miljona njerez e miliarda dollare ne bote.
pervec elementit sentimental qe lidhet me sakrificen e tij per te mposhtur semundjen e rende, ku padyshim Armstrong mebtet nje legjende e gjalle, duhet te marrim ne konsiderate edhe faktin se nese vertetohet se ai ka marre lende narkotike atehere ka penalizuar nga sukseset sportiste te tjere ne rastin konkret Jan Ulrich i cili rropatej pa sukses majave te Pirenejve per te thyer Armstrong-un.
Arben,
Nese kishin per ta ndaluar le ta ndalonin pas 2-3 tureve te para, jo t’i marresh lavdine tani qe eshte terhequr.
Gjithesesi Lens ka per te ngelur nje kampion i padisktueshem qe se bashku me Pantanin, Riise, Ulrich, Cipolonin, Indurain, Zabel etj e kthyen ciklizmin ne ato vite ne sportin me shpirtin me te larte te gares dhe sakrifices.
Nuk gjej fjale!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/bravo-erkand-2012.html
Se mos e akuzojne se ka fituar kunder kancerit duke marre droge!
Armstrong eshte vecse nje kampion.
7 here fitues dhe nuk arrij ta kuptoj se cfare duan te vertetojne pas qindra testeve qe i jane bere.
ky eshte kokra e mashtrusit.
Pak e vonuar vendosja e Amstrong perpara ligjit.E te mendosh qe jane vete amerikanet ato qe e demaskuan flet vete.E te paret qe filluan te flasin per dopingun e tij ishin vete shoket e skuadres.
mos jipni gabim lajmet! UCI, qe eshte i vetmi autoritet qe mund t’ia heqe, akoma s’eshte shprehur. USADA thjesht e quan te dopuar por nuk ka autoritet ne lidhje me titujt. Sidoqofte, edhe ne rast se UCI do t’i heqe titujt, kjo histori mban ere, sepse nuk mund te gjykosh nje sportist me mjetet e sotme per kampionet e kohes. Ai ka kaluar rreth 500 teste ne 7 Tour de France me sukses. Nqs shkenca ka shpikur teste te rinj keto duhet t’i aplikohen te tere sportisteve pjesemarres dhe jo vetem njerit prej tyre te zgjedhur me pale cfare kriteri! Sidomos qe USADA nuk ka dhene prova per Armstrong. Thjesht u shpreh ne qershor 2012 qe kemi testuar disa shembuj gjaku te Armstrong dhe na rezulton kompatibel me gjak qe permban EPO apo me gjak qe eshte transfuzuar!!! Cfare do te thote kjo? Ka marre apo s’ka marre te tjere elemente dopues ky lojtar?
Futja kot me pak llafe. Kjo USADA qenka si ekspertet e Ilir Metes: edhe mund te jete fshire!!!
Me ne fund e verteta, por shume vone. Vitet kane shkuar e kenaqesia e krenaria qe ai i ka mohuar te tjereve ne Turet e Frances nuk kthehet me
Sapo lexova nje artikull tek linku me poshte qe nga 1999-a deri ne 2005-en kur Armstrong fitonte 7 turet e Frances podi i 3 fituesve ka pasur cikliste qe te pakten jane kapur te pakten 1 here te vetme si perdorues te dopingut.
Psh. ne vitin 1999 turi do i takonte Daniele Nardelos qe renditej i shtati, pasi 6 te paret jane akuzuar gjate viteve per doping.
http://www.sportmediaset.mediaset.it/altrisport/ciclismo/articoli/88280/nardello-eroe-di-tour-de-france.shtml