Elozhe për debutimin e Shaqirit

22 Gusht 2012, 11:26Sport TEMA

Ndeshja e parë zyrtare e Xherdan Shaqirit me fanellën e Bajern Mynih ka sjellë elozhe të mëdha për futbollistin shtatshkurtër shqiptar që ka pushtuar faqet e para të mediave sportive gjermane me paraqiten e tij në suksesin 4-0. Elozhet për të kanë ardhur nga persona shumë të rëndësishëm që kanë vlerësuar si golin e tij me goditje dënimi, ashtu edhe pasimet për dy golat e tjerë të shënuar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ku u aktivizua në vend të Frank Riberi.

“Ai është një futbollist që është në gjendje të mbajë topin dhe të dhurojë surpriza e krijimtari. Kjo e bën atë të paparashikueshëm”, ishte komenti i drejtorit sportiv të Bajern Mynih, Matias Samer.

Trajneri Jup Heinkes është i sigurt se futbollisti nuk do të “zhduket” ashtu siç ndodh shpesh me talentet që shpërthejnë në moshë të re.

“Kam bërë shumë që të realizoja transferimin e Xherdanit. Të gjithë e dinë opinionin tim dhe se unë mendoj që ai nuk ka rrezik të humbë si futbollist. Ai ka çdo gjë që i nevojitet një futbollisti dhe e tregon këtë çdo ditë në stërvitje”.

Ndërkohë, trajneri i përfaqësueses zvicerane, Otmar Hitzfeld, nuk ngurron ta krahasojë atë me një emër të njohur të futbollit gjerman, mesfushorin Mehmet Sholl.

“Nuk çuditem nga paraqita e Shaqirit. Ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën në një klub. Nën drejtimin e Heinkes do të piqet si lojtar”.

“Që tani mund të bëjmë paralelizma me Mehmet Sholl, i cli kishte instinkte të jashtëzakonshme futbolli. Me Sholl nuk dinim kurrë nëse do të shkonte djathtas apo majtas. Shaqiri ka një forcë të pabesueshme. Ai është gjithashtu i fortë edhe psikologjikisht, mund të qetësojë menjëherë lojën e ekipit”.

“Me Sholl ka të përbashkët edhe goditjet e dënimit, i gjuan njëlloj si ai. Por do të ishte mendjemadhësi të pretendonte që tani për një vend në formacionin titullar duke ulur në stol Riberi apo Roben”, përfundoi Hitzfeld./lajmeshqip

19 komente në “Elozhe për debutimin e Shaqirit”

  1. Ben Chicago says:

    ky shaqiri eshte kosovar jo shqiptar
    kosovaret kane talente ne krahesim me shqiptaret sidomos ne sporte

    1. Hysen Xhaka says:

      Shko laj pjata ne Chicago o Ben e na lej na te tjerve te shohim futboll!
      Go Gjerdan e mos te rritet mendja. Nuk asht Zvicra Bayern Munchen!
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/london-2012-fashion-olympics.html

    2. Prizrenasi says:

      Ç’jane keto budallalleqe qe shkruan ti nga Chicago ?! Kudo ndarje. Shqiptar,kosovar, Veri,jug,etj .etj.
      Mua me vjen vertet shume keq per keta futbolliste qe jane te talentuar dhe nuk mbrojne ngjyrat kuq e zi. Ndersa ti Beni mos e banalizo se nuk eshte shqiptar po kosovar. Te heqim njeher e mire nga truri yne i sterngarkuar gjera te tilla qe shkojne ne dem te kombit tone te vogel.

      1. albaniafirst says:

        Fjale me vend. Nuk ka kosovare dhe shqiptare, por ka vec shqiptare anembane trojeve shqiptare. Kosovaret jane banore te nje krahine te Shqiperise. Eshte njesoj si te thuash p.sh. mirditoret apo dibranet apo leberit dhe shqiptaret. Ata qe thone te kunderten nuk jane shqiptare se perpiqen te na ndajne duke bere keshtu punen e grekut e serbit

      2. Ben Chicago says:

        ky eshte mendimi i im
        kosovaret jane me te talentuar se shqiptaret

      3. Eri says:

        Prizrenas po ti ne shoqeri, shtepi, shkolle a flet turqisht ne shenje qytetarie sic i konsideroni ju ne Prizren te gjithe turqishtfolesit?
        Me vjen t’i ha me dhemb ata prizrenalinj me emer e mbiemer shqiptari qe me flasin turqisht dhe i konsiderojne katundare ata qe flasin shqip neper rruget e Prizrenit.

        Sa per Shaqirin me vjen mire qe e shpreh vetveten ne menyren me te mire sa here qe i kerkohet. Uroj qe nje dite me gjithe mend ta meritoje vendin stabel ne ekip, pse jo t’i ule ne stol Robenin me Riberine. Ka freskine dhe forcen qe dikur e kishin dhe 2 R-te me siper, por dhe talenti s’i mbetet pas.

      4. adi_bonn says:

        Mos u merrni me kete Benin se eshte palle fare…E ka nxjerre Sala nga by…

    3. Fieraku says:

      Ore Ben Chicago, me ke perfaqsuese luan Shaqiri?
      Me Zvicren me duket. Mbylle gojen pastaj. Po ata kosovaret e tjere?

  2. BREGU I DASHIT says:

    PO ESHTE E VERTETE SE NGA NAHIJA E KOSOVES KANE DALE TALENTE ME TE MIRE SE NGA SHQIPERIA SHTETERORE .TALENTET KANE DALE RREGULLISHT QE NGA VITET ’70,POR TE MOS HARROJME SE ATA VINE NGA SHKOLLA JUGOSLLAVE . NUK KAM SHUME BESIM TEK GJERDAN SHAL-QIRI. I DUHET TE PERBALLET ME LOJTARE TE MEDHENJ NE GJIUN E BAYERNIT . TE PRESIM ,POR NUK KAM BESIM . SI SHUME PO POMPOHET NGA MEDIA DHE ATIJ I PELQEN KJO FRYRJE ,GJE QE TREGON SHKALLE TE ULET INTELIGJIENCE.

    1. suzana(Kosove) says:

      Sa keq qe nuk paske besim ti o Bregu i Dashit, kryesorja eshte qe trajneri i Bajernit ka besim tek Shaqiri. Nuk me duket aspak mendjemadh, tash per tash Shaqiri eshte me i mire se Robeni, ky ka nja 2 vite qe ka humbe shkelqimin e futbollistit te madh, Robenit i ka ngele vetem “emri ï madh”.
      E qfare ka te beje “shkolla jugosllave” ketu, nuk e din ti qe Jugosllavia ka nja 25 vjet qe ka vdeke, ndersa Shaqiri ka vetem 21 vjet!!.
      Pse ju nga Shqiperia nuk nxirrni nje sportist te talentuar (pa doping), une mendoj se shkaku eshte se ju jeni shume te zene duke u marre me politike, i madh e i vogel, por interesante eshte pse nga emigrantet e Shqiperise ne vende tjera nuk po duket asnjeri, ata nuk mund te arsyetohen per mungese kushtesh.

      1. cubi says:

        Pse??? e po jan tu i grah shkolles sikur Drini hahahaha

  3. ajax says:

    Suzi me bere te qesh,Shaqiri me i mire se Robeni????!!!!

    1. suzana(Kosove) says:

      Po ajax, qe nga kampionati boteror, Robeni nuk ka treguar ndonje forme te mire, bile ishte ai qe i pamundesoi Bajernit te fitonte kupen e kampioneve kunder Cellsit, ishte fajtori kryesor per deshtimin e Hollandes ne Ukraine, nuk mjaftojne keto?

  4. BREGU I DASHIT says:

    UROJ QE TE JESH SAZANI JO SUZANA QE BESOJ DO TE SHKONIN PER SHTAT VARGJET E ASAJ KENGES MELANKOLIKE KOSOVARE
    SUZI E DASHUR , SHTAT DERDHUR, BEL HOLLE , FLOKE DREDHUR , KRAHE ZHVESHUR , GJOKS HEDHUR. SHKOLLA JUGOSLLAVE PERKUNDER URREJTJES NACIONALISTE ISHTE E FAMESHME NE LLOJIN E VET .NUK KA RENDESI SE KANE KALUAR 20 VJET POR EKSPERIENCA BEN TE SAJEN . A NUK ISHIN TE SHKOLLES JUGOSLLAVE FADIL VOKRRI dhe XHEVAT PREKAZI .NE MOS GABOJ FADILI (PREJ TE CILIT KAM AUTOGRAF KUR ERDHI NE VLORE NE SHTATORIN E ’87 NE GJIUN E PARTIZANIT TE BEOGRADIT) ,KA FITUAR DHE ANKETEN E LOJTARIT ME TE MIRE TE JUGOSLLAVISE NE VITET ’86-87 NE MOS GABOHEM. DO TE THUASH TI QE KETA JANE STERVITUR NE ZVICER ,POR VESHTIRE TE MOS KENE KALUAR NE DOREN E NDONJE TRAJNERI SLLAV ( URREJ POLITIKEN SERBE QE PO E PESON VETE ) POR JO FUTBOLLIN ) SE DHE VETE KOSOVARET PREJ VITEVE TE HERESHME ’70- 90 SHKONIN E VININ ME VIZITA ME SLLAVET NE KOSOVE PER BAJRAM DHE PASHKE, APO DO QE T’A MOHOSH . POR PO E PERSERIS : E PASHE 2 HERE XHERDAN SHYQYRIN NE KUPEN E KAMPIONEVE QE BERI EKIPI I TIJ ME BAYERNIN E MYNIHUT DHE NE NDESHJEN MIQESORE ZVICER -ARGJENTINE DHE KRIJOVA BINDJEN TIME QE PERVEC SE FORCES FIZIKE (GJE QE JA FAVORIZON MOSHA DHE TRUPI BOMBOK I LIDHUR ) NUK KISHTE FARE INSTIKTE PA LERE ME INTUITE APO INTELIGJENCE SPORTIVE. UNE SPARA GABOJ ME SYRIN TIM ,POR MOS I THURNI ELOZHE SE AI SI I MANGET NGA ANA KULTURORE QE ESHTE DO TE FRYHET DHE DO TE PELLCASE SI KOMERDARE E TOPIT TE FUTBOOLIT TE VITEVE 1962-1966 ,PER TE MOS THENE SI TOLLOMBACE . TA LEME T’A SHOHIM SE CFARE DO TE BEJ KUR T’I JETE MBARUAR VUXHUTI ( FUQIA).

    1. genci says:

      vetem urrejta e yte ( e nje greku ) e “tregon” kulturen e madhe qe ke, per shaqirin analistet e krahasojne me Mesin ( sa per RoBery- eshte me i mire se dyte )

    2. suzana(Kosove) says:

      Bregu i Dashit, Fadil Vokrri nuk eshte stervitur as ne Zvicer, as ne Beograd, ai eshte formuar si futbollist ne Kosove, ne mes te bashkekombasve te tij, kush kane qene idolet e tij, nuk e dijme, jugosllavet, holandezet apo gjermanet, qfare rendesie ka kjo. Ai u be futbollist i madh ne Kosove, pastaj e mori Partizani (BG), pasi “klubet e medha”, mbledhin gjithemone talentet.
      Une nuk i thuri asgje Xherdanit, kam shikuar ca gola te tij dhe ishin fantastike, edhe xhelozet si ti duhet ta pranojne, nuk eshte mire ta fyeni si “xhuxh” e fjale tjera te shemtuara, gjatesia nuk i pengon atij aspak, pastaj as ju ne Shqiperi nuk jeni aq shtategjate.

    3. adri says:

      O lereni mos u merrni me kete Suzanen se po shihet se nuk ka lidhje me futboll. Une jam nga Kosova dhe deshtem ne ta pranojm apo jo shkolla Jugosllave ka qene nje nder me te mirat sa i perkete sportit. Per kete arsye kombetaret nga gjithe ish-jugosllavia jane shume te suksesshme ne arenen nderkombetare dhe gjate gjithe kohes nxjerrin talente te kalibrit boteror. Nga kjo shkolle ka dal edhe Fadil Vokrri, se atehere nuk ka pas shkolle vetem kosovare po ka qene shkolle Jugosllave, edhe pse ne sna pelqen kjo.

  5. Artur says:

    Kur qenkerka lojtar kaq i mire ky Shaqiri pse nuk luajti ne superkupen e Gjermanise ne vend te Roben apo Riberi?Kush jane keta talente kosovare qe na u mburrkerkeni?Cfare kane fituar keta talente gjate ketyre viteve?ASGJE!

    1. albert says:

      ore artur po shiko pak ne internet se qka ka fitur shaqiri duke filluar prej moshes 17 vjeqare bashk me granit xhaken fituan kampionatin botror u-17 mandej disa her kampionatin ne zvicerr por vetem nje mangesi ka ky djal se nuk e mban mbi shpatulla fanellen KUQ E ZI por edhe per ate une nuk e paragjykoj sepse le te del njeri nga ffsh dhe te tregon ndonje fakt se ja kan bere ndonje her ftesen per te luajtur ne kombtare shaqirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje