De Biasi realist: Shqipërisë i duhet një mrekulli!

21 Gusht 2012, 13:59Sport TEMA

Xhani De Biasi, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, ka preferuar që të mos fshihet dhe të mos tregojë optimizëm të panevojshëm para ndeshjeve të shtatorit të përfaqësueses kuqezi. Tekniku italian, edhe pse ka premtua luftë ndaj kundërshtarëve në ndeshjet e javëve të ardhshme, ka pranuar se Shqipërisë i duhet një “mrekulli futbollistike” për të realizuar ëndrrën e kualifikimit në Botëror.

“Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do të provojmë që të luajmë shanset tona deri në fund”, tha trajneri që këto ditë ka qenë në Gjermani për të ndjekur nga afër disa nga futbollistët e përfaqësueses që aktivizohen me skuadrat gjermane. “Kuptohet që për Shqipërinë, kualifikimi në Botërorin Brazil 2014 do të përfaqësonte një “mrekulli” të mirëfilltë futbollistitke”, deklaroi tekniku që po përgatit dy ndeshjet e para në grup kundër Qipros e Zvicrës.

Puna me kombëtaren nuk ia ka hequr vëmendjen atij nga kampionati italian, ku ndjek si gjithmonë nga afër Juventusin dhe Torinon, dy skuadrat e qytetit të tij. Për bardhezinjtë, ai është i sigurt se ky do të jetë një sezon me suksese dhe se ata janë favoritët për titull.

“Juventus është favorite për titull. Kanë përforcuar më shumë një grup lojtarësh konkurrues, ndërsa kundërshtarët nuk është se e kanë bërë një gjë të tillë. Milani ka lënë të largohen shumë lojtarë të rëndësishëm ndërsa Inter ka filluar politikën e rinimit të skuadrës që do kohë për t’u vlerësuar”, tha trajneri që ka një të kaluar mjaft të suksesshme në radhët e Torinos, ekip i sapokthyer në Serinë A.

“E shoh të pozicionuar mirë edhe këtë skuadër. Jam i bindur që nëse e nis sezonin mirë, skuadra e drejtuar nga Ventura mund t’u dhurojë shumë kënaqësi tifozëve të saj”.

10 komente në “De Biasi realist: Shqipërisë i duhet një mrekulli!”

  1. Mark Mut Marku disident i perjetshem, llafolog says:

    Grumbulloje dhe kyt se ke per me ba hajer!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

    1. dua gol says:

      …dhe mrekulli nuk ka në horizont.
      Ç’duhet të bëjmë tani?
      Të qaravitemi dhe të presim botërorin 2212 që do zhvillohet në Viçidol që të marrim pjesë edhe ne në ndeshjet finale?

      1. Dm says:

        Haha shume i madh

  2. raimondi says:

    po mire ky te pakten te fitoje me Qipron ne Tirane ,pa me Zvicren nuk qasemi dot fare se ata cunat e Kosoves qe lozin ne Zvicer e ben hale fare Kroacine brenda ne Kroaci . Megjithse ky trajneri jone duket me shume si tifoz se sa trajner

    1. Gjok Ndreu says:

      Monda, te iken ato moj? Se na qelbe forumin!

      1. raimondi says:

        Kaur ore e ke fjalen per teteme ?

        Se une e kam veglen si hanxhari i Llukes , qe po ta leshoj mbi prapanicen tende ta nxjer nga vendi sa qe te mos kete spital ta marre ne dorezim

  3. zum zum says:

    po mor rajmonda te fitojme me qipron dhe pastaj ,marim kupen e berishes tende lapanjoz

    1. kulla e bjeshkve says:

      Ca keni me Rajmondin,,ai po thote te fitojme me Qipron> Kam nje propozim,,tranier i kombtares shqiptare duhet pa tjeter te behet SALI BERISHA,,,ai i ka fituar dhe po i fiton te gjitha ndeshjet,,keshtu qe edhe me fotbollin me ate nemund te fitojme kupen e botes,ai i di te gjitha variantet taktike dhe strategjike duke perfshir edhe manipulimin e ndeshjes.

    2. raimondi says:

      nuk me ruhet per Berishen or idiot

  4. pse monda? says:

    ca keni me monden se gjynaf…hihihi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje