Ronaldo: Nuk jemi gati fizikisht

20 Gusht 2012, 11:06Sport TEMA

Kristiano Ronaldo ka deklaruar se Real Madrid i vërtetë do të shihet kur e gjithë skuadra të jetë në formë të mirë fizike, pasi të kalojnë ditët e fundit të përgatitjeve parasezonale që ndikuan në barazimin 1-1 përballë Valencias në ndeshjen e parë të kampionatit.

“Nuk jemi në formën më të mirë fizike, por kjo është normale. Ne do të mundohemi të jemi më mirë në të ardhmen. Ndjejmë keqardhje për këtë barazim, pasi bëmë maksimumin për të fituar. Kishim shumë raste për gol por nuk ishte e thënë që të shënonim përsëri”, u shpreh lojtari që në këtë ndeshje ishte shumë larg formës së tij të zakonshme.

Ndërkohë, një shqetësim shumë i madh për madrilenët ka qenë shtrimi me urgjencë në spital i mbrojtësit Pepe, pas goditjes që ka marrë në kokë në një përplasje me portierin Kazijas në momentin e shënimit të golit nga Valencia.

Lojtari ka kaluar gjithë natën në spital, ndërsa gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet vizitave të tjera pasi madrilenët duan të sigurohen që ai nuk ka pësuar tronditje.

“A do të luajë Pepe të enjten? Unë shqetësohem për Pepe, jo për Superkupën. Ajo është thjesht një ndeshje, ndërsa unë mendoj për një lojtar që të jetë mirë me shëndet”, tha Zhoze Murinjo pas përfundimit të ndeshjes.

Edhe Kazijas nuk ka kaluar pa pasoja në këtë incident, ndërsa ka pranuar se nuk kujtonte asgjë nga momenti i përplasjes me shokun e skuadrës.

“Të them të drejtën, nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ndodhi. Di vetëm që dola për të kapur topin dhe asgjë tjetër, të shohim se si është Pepe. Normalisht që duhej çuar në spital pasi dëmtimet në kokë janë gjithmonë serioze”, tha portieri i Realit.

2 komente në “Ronaldo: Nuk jemi gati fizikisht”

  1. D.M. Specialist futbolli me diplome te Covercianos says:

    REAL do te jete i papermbajtshem kete vit.
    Bayern, nese do te kishte egon e REAL/Murinjo, vjet do ti kishte fituar te treja!
    Per Barcen fillon gjumi letargjik ?
    Manchester eshte forcuar shume kete vit. Bleu edhe ate serbin …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

  2. BREGU I DASHIT says:

    ISHALLAH ?/!!!!!!!. DO T’A SHOHIM SA DO TE JETE I FORTE SIVJET . NJE GJE KAM PER TE THENE .EDHE SIKUR BARCELONA T’I HUMBAS TE GJITHA SIVJET DHE REALI T;I FITOJE ,KJO NUK MJAFTON SEPSE REVOLUCIONI QE BERI BARCELONA NE FUTBOLLIN BOTEROR QE U KUROREZUA ME 14 TITUJ PER 4 VJET DHE ME 2 KAMPIONATE EUROPIANE DHE 1 KAMPIONAT BOTEROR KURRE NUK DO TE ARIHEN NGA REALI. E DYTA TE BEJ CFARE TE DOJE RONALD-a topin e arte sivjet e ka hipotekuar M E SS I sepse ka bere golat me spektakolare dhe ka thyer te gjitha rekordet BOTERORE NE FUTBOLL TE VENDOSURA QE NE VITET 1925 DHE 1972 . NUK NISEM NGA FITORJA DJE E BARCELONES SEPSE ESHTE VETEM FILLIMI ,POR PASHE NJE “EGERSI ” TEK BARCELONA DJE “ALLA MURINJO” DHE KJO ME JEP SHPRESE DHE NJE “PANGOPESI ” TEK VILANOVA QE EDHE PSE PO FITONTE NUK DONTE QE TE FESTONTE . RRUGA ESHTE SHUME E GJATE .KURRE NUK MUND TE KRAHASOHEN TE 2 FILOZOFITE SEPSE BARCELONA DO TE MBAHET MEND GJATE ,SHUME ME GJATE NGA AJAXI. LE TE BEJ NJE KRAHASIM PAK SA VULGAR POR MODEST . PARTIZANI ,17 NENTORI dhe DINAMO SE BASHKU NUK ARRITEN DOT TE GJITHA SE BASHKU PER 35 VJET TE BENIN ATE QE BERI FLAMURTARI NE ARENEN NDERKOMBETARE ,JO ME SHUME PER REZULTATET SE SA PER FILOZOFINE E LOJES QE SHFAQI SA DHE SOT KUR I SHIKOJME VIDEOT E ASAJ KOHE ME HABIT TEKNIKA SHE TAKTIKA TEPER E LARTE PER KOHEN . EDHE PER REALIN ,AI MUND TE MBLEDH TE GJITHE YJET E BOTES ,POR NE FUTBOLLIN E TIJ NUK KA ASGJE EKSELENTE POR VEC BRUTALITET DHE PORDHE DHE MBURRCKLA GJE QE MURINJO UA KA INJEKTUAR LOJTAREVE POR ME SHUME MERCENAREVE TE TIJ PORTUGEZE . TURP PER NJE EKIP MBRETEROR QE NUK INVESTON TEK EKIPET E TIJ ZINXHIR. TMERRI ME I MADH PER REALIN ESHTE SE TEK EKIPET ZINXHIR TE BARCELONES JANE TE PAKTEN DHE 2 “MESSA” TE TJERE ,PA B ERE FJALE PER TRANSFERIMIN E NEYMARIT (QE E KA SHPREHUR HAPUR QE DO TE VIJE SA ME PARE TEK BARCELONA SIDO QE PELJA I SUGJERON REALIN) ,GJE QE DO TE SHKAKTONTE INFARKT TEK MADRILENET SEPSE NE HORIZONT DHE PER 10 VJET TE TJERA NUK DUKET NDONJE TALENT TJETER T’I AFROHET KALIBRIT TE TIJ . KETO JANE FAKTE DHE NUK JANE SUPOZIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje