Një tjetër protagonist i rëndësishëm mund të largohet nga Seria A, ndërsa bëhet fjalë për në futbollist që cilësohet “flamur” të skuadra e tij aktuale. Bëhet fjalë për Daniele De Rosin, mesfushorin e Romës, që pritet të bëhet kapiten i kësaj skuadre dhe përfaqësuesi më i denjë i saj pas largimit të Françesko Totit.
Mançester Siti kërkon me ngulm lojtarin dhe është gati të bëjë çmenduri për ta marrë atë, ndërsa sot ka ofruar 35 milionë euro për futbollistin. Me sa duket, Roberto Mançini ka arritur të bindë lojtarin për t’iu bashkuar ekipit anglez e si rrjedhojë, menaxheri i tij Serxho Berti, ka udhëtuar drejt Mançesterit për të gjetur akordin personal me këtë skuadër.
Tani mbetet për të parë se çfarë do të vendosë Roma, e cila mund të përfitojë shumë ekonomikisht nga shitja e lojtarit që vitin e ardhshëm mbush 30 vjeç. Verdhekuqtë janë vënë prej kohësh në kërkim të një zëvendësuesi të tij në një moshë më të re, duke menduar se mund t’u arrijnë oferta të tilla dhe 35 milionë euro nuk janë pak për një klub që mendon të investojë te të rinjtë.
Mançester Siti ka bërë të qartë se nuk dëshiron që marrëveshja të mbyllet në ditën e fundit të merkatos, pasi dëshiron ta ketë lojtarin në dispozicion që në javën e ardhshme, ndaj Roma ka fundjavën para për t’u menduar dhe për të marrë një vendim.
blini kete, ky eshte pazari me i mire :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
bravo kllufi,,,tamam me sportin meresh!