Van Persi, kontratë prej 100 milionë euro te Junaited

16 Gusht 2012, 20:31Sport TEMA

Mançester Junaited ka bërë gati një kontratë të jashtëzakonshme prej 100 milionë eurosh për Robin Van Persin, pas transferimit të tij nga Arsenali.

Goal.com zbulon se kontrata e Van Persit, e cila do të nënshkruhet pas kalimit të testeve mjekësore, do të jetë me përfitime prej 235 mijë paund në javë, që do të thotë se ai do të fitojë 12.2 milionë paund në sezon, apo 48.9 milionë paund, pasi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Duke përfshirë dhe të drejtat e imazhit nga reklamat, të cilat do t’i takojnë Van Persit, bëhet një kontratë e vlefshme 73 milionë paund, apo 100 milionë euro, të cilat do të derdhen në llogarinë e sulmuesit holandez brenda katër vjetëve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Ndaj, nuk çudit fakti që Van Persi nuk ka dashur as ta diskutojë kontratën prej 130 mijë paund në javë që i është ofruar nga Arsenali.

1 komente në “Van Persi, kontratë prej 100 milionë euro te Junaited”

  1. albani says:

    eshte lojtar i mire por nuk i meriton kaq shume para,
    e pam ne europian diferencen e tij me lojtaret e tjere qe i meritojne githe kweto para,

    ja ka fut kot ferguson me ket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje